Familja Kosho: Tregtarët dhe rrobaqepësit e famshëm të Kolonjës
Nga Vepror Hasani

Sotiraq Kosho, njëri prej pinjollëve të tregtarëve dhe rrobaqepësve më të famshëm të Kolonjës, para se të flasë mbi historinë e fisit të tij qëndron një çast i menduar. Është e vështirë të kuptosh se çfarë është duke kujtuar ai në ato çaste. Vështrimi i tij duket i largët, i përhumbur, i zhytur në pellgun e nostalgjisë. Pas një çasti vështrimi i tij kthehet aty te tavolina ku jemi ulur dhe thotë.

“E dini si është puna, për 50 vjet me radhë na u desh ta harrojmë prejardhjen tonë. Në të vërtetë s’kishim si ta harronim, ajo ekzistonte brenda nesh, aty ishte gjyshi, stërgjyshi, katragjyshi e gjithë të tjerët me radhë. Por e vërteta është se e kishim të vështirë të flisnim për jetën e të parëve tanë. Ata kishin qenë tregtarë dhe rrobaqepës me emër të madh. Regjimi në të cilin kishim filluar të jetonim nuk donte emra të tillë. Kërkohej harrimi i plotë i së kaluarës, edhe pse ajo mund të kishte qenë e mrekullueshme. Ndodhte kështu sepse kishin ndryshuar konceptet, ajo çka kishte qenë e mirë konsiderohej e keqe dhe ajo çka kishte qenë e keqe, siç ishte fjala vjen, varfëria, ngrihej në piedestal…”, e nis bisedën e tij Sotiraq Kosho.

Koshollarët gja, ku i Themistokli Gërmenjit

Fisi i Koshollarëve e ka origjinën nga fshati Gërmenj i Kolonjës dhe rridhte nga i njëjti gja, k me atë të Themistokli Gërmenjit, por Koshollarët edhe këtë fakt duhet ta harronin, sepse nuk ishte çudi që të kujtoheshin edhe për faktin që të parët e tyre kishin qenë tregtarë dhe pas kësaj mund të përballeshin me bu, rgje dhe inter, nime, ndërsa dh, unës shtetërore nuk i shpëtuan.

“Njeriu i asaj kohe bënte përpjekje të ishte i padukshëm, por deri atje sa të mos binte në sy me mungesën e tij. E thënë ndryshe, kërkohej mbijetesa”.
Ndërsa Sotiraq Kosho ka dalë papritur në këtë konkluzion, qëndron përsëri i heshtur. Një çast më vonë thotë.
“E vërteta është se duhej të ishim kujdesur më shumë për të kaluarën tonë, e megjithatë asnjëherë nuk mund të thuhet se është vonë”.
Pastaj shton.
“Zanafilla jonë nis me përpunimin e drurit, ndërsa do të vazhdonim me tregti, por mjeshtrit e rrobaqepësit do të mbante gjallë emrat e Koshollarëve edhe gjatë regjimit komunist”.

Origjina e Koshollarëve,
e lidhur me pyjet dhe drurët

“Origjina e Fisit Kosho zë fill në fshatin Gërmenj”, vazhdon të tregojë Sotiraq Kosho.
“Gërmenji shtrihet mes qytetit të Ersekës dhe Leskovikut, mes pyjeve të bukur që të mrekullojnë me pamjen e tyre, ndërsa burimet dhe ujërat janë një magji më vete. Sot Gërmenji është një nga pikat më të bukura turistike të Kolonjës. Mua edhe sot e kësaj dite më merr malli për atë vend”, thotë Sotiraq Kosho. “Banorët e Gërmenjit jetonin me pyjet. Ishin dashuruar pas përpunimit të drurit. Edhe gjyshi im, Jano Gërmenji ishte i dhënë pas këtij profesioni. Ai kishte tre vëllezër, por që të tre kishin qenë duarartë në këtë mjeshtëri. Ndoshta kjo kishte qenë arsyeja që kishin ngritur sharra me ujë dhe punonin gjatë gjithë kohës me lëndën drusore që e sillnin nga mali”, vijon me rrëfimin e tij Sotiraqi.

“Ashtu si shumë banorë të tjerë të fshatit Gërmenj edhe gjyshi im, Jano Gërmenji kishte pyjet e veta. Sot i kemi sërish në pronësi. Familja e Jano Gërmenjit në atë kohë konsiderohej si një nga familjet më të pasura të asaj zone”, kujton Sotiraq Kosho. “Ndërsa vitet kalonin pasuria e tyre bëhej gjithnjë e më e sigurt, deri sa erdhi një ditë, kur gjyshi im kishte thënë se duhej të shpërnguleshim në Ersekë. Duhet të kenë qenë vitet 1924, kur vendosën të linin fshatin e lindjes…”, shprehet më tej pinjolli i Koshollarëve.

Vendosja në Ersekë dhe
ndërtimi shtëpive e dyqaneve

“Me të mbërritur në Ersekë, tregon më pas Sotiraq Kosho, gjyshi dhe vëllezërit e tij nisën ndërtimin e një shtëpie të madhe e të bukur. Ajo shtëpi është edhe sot e kësaj dite në këmbë. Ndoshta do të kalojnë vite dhe ajo ndërtesë do të jetë përsëri aty, si një dëshmi e Koshollarëve të vjetër, por edhe si sfidë për Koshollarët e rinj që nuk ishin kujdesur aq sa duhet për të kaluarën e tyre”.
Shprehjen e fundit, Sotiraqi e thotë edhe me humor, por edhe me mall për të kaluarën e tij, për të cilën duket se ka një kohë mjaft të gjatë që nuk ka folur.

“Për ndërtimin e shtëpisë, tregon më tej Sotiraq Kosho, ishin thirrur ustallarët më të mirë të Kolonjës. Puna paguhej me flori në dorë. Gjyshi kërkonte që gjithçka të ishte e përkryer dhe e punuar me mjeshtëri. Kur shtëpia mori fund të gjithë patën rastin të shohin një shtëpi trekatëshe me gurë të gdhendur, me dhoma plot dritë dhe me kopsht përpara”.
Sot kjo shtëpi ndodhet në bllokun nr. 1 të qytetit të Ersekës. “Fill pas saj Koshollarët ndërtuan një shtëpi të dytë, e cila ishte po aq e bukur sa e para. Në të njëjtën kohë blenë edhe shumë toka. Këto prona nuk i kemi marrë akoma, sepse mesa duket moskujdesja sa duhet për të kaluarën të kthehet në ndëshkim, vijon Sotiraq Kosho.

“Megjithatë Koshollarët nuk u mjaftuan vetëm me kaq. Nisën edhe ndërtimin e një dyqani. Kishin ardhur me ëndrrën të bëheshin tregtarë. Pasuria që kishin siguruar deri atëherë, atje në Gërmenj, duket se kishte qenë e mjaftueshme për ëndrrat e tyre. Pas përfundimit të ndërtimeve u ishte hapur udha për fillimin e tregtisë, e cila do t’i bënte të famshëm në të gjithë Kolonjën, por edhe në vendet fqinj”, tregon Sotiraq Kosho për vitet e para në Ersekë të të parëve të tij.

Koshallarët tregtarë dhe mjeshtrit rrobaqepës

Sotiraq Kosho vijon bisedën e tij edhe më tej.
“Dyqanet e gjyshit tim dhe të vëllezërve të tij, thotë ai, kishin hedhur shtat aty ku sot gjendet farmacia”, tregon Sotiraq Kosho.
Koshollarët shisnin veshje, ushqime dhe artikuj të tjerë. Shumë shpejt ata arritën të lidhen me tregtarët më të mëdhenj të Korçës, siç ishin Merdanët, Tuxharët, me tregtarët Pllaha, por një bashkëpunim të ngushtë kishin pasur edhe me tregtarin e quajtur Rako.

“Kishte ndodhur kështu sepse një nga djemtë e gjyshit, Koço Kosho, punonte si ekonomist te tregtari Rako, sqaron Sotiraq Kosho. Thuhet se Koço Kosho kishte qenë një nga ekonomistët më të zotë të asaj kohe. Madje thonë se tregtarët italianë, me të cilët punonte Rakoja, i kishin kërkuar që Koçoja të punonte për ata, por Rakoja nuk kishte pranuar. Nuk është legjendë, por në atë kohë tregonin se Rakoja në vend që të çonte ekonomistin e tij te tregtarët italianë u kishte çuar vetëm fotografinë e Koço Koshos. ‘Ja, ku e keni’, u kishte thënë. Gjithsesi ai që menaxhonte tregtinë në Ersekë ishte gjyshi, Jano Kosho dhe tre vëllezërit e tij. Po kaq e zonja ishte edhe gjyshja, Katerina Gërmenji. Gjyshen e gjeje gjithnjë te familjet e varfra. Kujdesej për pajat e nuseve, por edhe për dhëndurët. Në atë kohë thuhej, ‘Vështirë është sa të gjesh nusen se dasmën ta bën Katerina Gërmenji'”, kujton e tregon Sotiraq Kosho.

Emri i tregtarëve Kosho ishte shtrirë jo vetëm në Leskovik, Përmet dhe Korçë, por edhe përtej kufijve. Përveç tregtisë së veshjeve, Koshollarët nisën të fitonin emër dhe në rrobaqepësi. “Babai im Simoja ishte një nga rrobaqepësit më të mirë të Kolonjës. Ky profesion do të përcillej me të njëjtin përkushtim deri në ditët e sotme. Kështu do të kishte ndodhur edhe me tregtinë, por kjo e fundit, u konsiderua mollë e ndalur nga regjimi që erdhi në pushtet”, shprehet Sotiraq Kosho.

Kërcënimet e gruas së xhaxhait për vr, asjen e burrit të saj

“Pas sekuestrimit të pasurive rrëmbyen edhe 800 napolona flori, të groposura”

“Përpjekjet e disa brezave me radhë do të merrnin fund”, vijon rrëfimin për pjesën më të errët të historisë së familjes së tij Sotiraq Kosho.
“Megjithatë emri i të parëve të mi nuk do të shuhej kurrë. Edhe pse nuk përmendeshin asnjëherë, kisha përshtypjen se ata ishin gjallë dhe vazhdonin të jetonin ne Ersekë. Në pushtet kishin ardhur komunistët. Ata ishin të përkushtuar të sekuestronin gjithçka që kishin pasur familjet e pasura. Kështu ndodhi edhe me ne. Na morën dyqanet, mallrat, por edhe gjithçka tjetër. Shtëpia jonë vazhdonte të kontrollohej kohë pas kohe. Ata që kryenin kontrollin ishin të gatshëm të merrnin gjithçka me vlerë që gjenin në ambientet e shtëpisë. Për sende të tilla nuk mbahej asnjë procesverbal. Mjaftonte që kontrollori ta fuste në xhep dhe gjithçka kishte marrë fund. Ata konsideroheshin si njerëz besnikë të partisë dhe pushtetit popullor”, tregon Sotiraq Kosho.

“Koshollarët ndiqnin me dhimbje çdo çast, duke parë se si po zhvisheshin nga gjithçka që kishin vënë me mundim për disa breza me radhë. Gjithsesi edhe pse të frikësuar ende vazhdonim të ishim disi të qetë, sepse një pjesë të floririt kishim arritur ta fshihnim në një vend të sigurt, ku askush nuk mund ta gjente edhe sikur të kërkonte shekuj me radhë. Na duhej vetëm t’u qëndronim presioneve dhe torturave, por nuk ishim të sigurt se sa e mundur ishte kjo”, tregon më tej trashëgimtari i Koshollarëve.
“Gjyshi, Jano Gërmenji kishte vdekur që në vitin 1940. Për këtë arsye kujdestaria e tregtisë i kishte kaluar djalit të madh të gjyshit, Xhoxhi Koshos, i cili ndihmohej nga vëllezërit e tjerë. Por njerëzit e Qeverisë kishin trokitur përsëri në portën tonë. Na thana se kërkonin floririn e fshehur. Ata ishin të vendosur të na merrnin edhe qindarkën e fundit. Për t’ia mbërritur qëllimit arr, estuan Xhoxhi Koshon. Nuk do ta lëshojmë nga bu, rgu, na thanë, deri sa të tregoni floririn e fshehur”, tregon Sotiraq Kosho.

“Kaluan shumë kohë, por Xhoxhi Kosho edhe pse i arr, estuar dukej që nuk kishte treguar asgjë dhe as që kishte ndërmend të tregonte. Atëherë erdhën njerëz nga dega e Brendshme dhe arr, estuan bashkëshorten e Xhoxhi Koshos, Athinanë. Nuk vonoi shumë dhe njerëzit e qeverisë u dukën sërish në shtëpinë tonë. Athinaja kishte treguar. Kur doli nga bu, rgu tha se nuk kishte pasur fuqi t’u qëndronte torturave. E kishin trembur me pushkatimin e burrit të saj. Në të vërtetë nuk mund të kishte qenë thjeshtë një kërcënim, sepse ato ditë të vështira flitej për arr, estime dhe pushkatime të tregtarëve. Përfundimisht na i morën edhe 800 napolona flori që i mbanim të fshehura. Sot në dokumentet e shtetit figurojnë të sekuestruara vetëm 48 napolona flori. Pas sekuestrimit të plotë kishim mbetur krejtësisht të varfër. Ndoshta na duhej të harronim nga kishim ardhur, sepse të tjera fatkeqësi mund të binin mbi familjen e Koshollarëve”, kujton e tregon jo pa dhimbje Sotiraq Kosho.

“Më kujtohet si sot, në shtëpinë tonë kishte mbetur vetëm një çifte amerikane. Askush nga njerëzit e qeverisë nuk e kishte prekur me dorë. Ndoshta nuk dinin si të bënin, sepse me siguri që kërkohej mbajtja e ndonjë procesverbali. Por ndërsa i gëzoheshim çiftes amerikane që na kishte mbetur në shtëpi, si një relike e babait, në shtëpinë tonë erdhën përsëri njerëz nga dega e brendshme dhe morën çiften. Më vonë do të mësoja se atë e kishte marrë shefi i degës së Ersekës. Epo pune e madhe, atij i kishte pëlqyer, për ne nuk pyeste askush”, shprehet me doza ironie Sotiraq Kosho.

Mjeshtëria e rrobaqepësisë nga pinjolli i Koshollarëve
“Kostumet e mia për udhëheqësit lokal të partisë, kanë shkuar edhe në Kinë e ish-Bashkimin Sovjetik”

“‘Tashmë do të na duhej të harronim se çfarë kishim qenë më parë’. Pak a shumë kjo ishte ideja e babait tonë, Simos, por edhe e vëllezërve të tij, Jorgjit, Spiros, Kozmait, dhe e motrës së babait, Evgjenisë, e cila ishte martuar në Durrës me një tregtar . Kuptohet në atë kohë ishte sekuestruar edhe ai. Këtë mesazh babai e përcolli edhe tek fëmijët e tij, te unë, te Thomai, Dhimitri, Vasili, por edhe te motra jonë, Izmini. Ndiheshim aq të frikësuar sa përballë çdo gjëje llogaritej vetëm jeta, asgjë tjetër”, tregon më tej Sotiraq Kosho, për vitet që priteshin të jetonin pas sekuestrimit e rrëmbimeve të pasurive. “Për fat të mirë unë dhe motra, Izmini kishim përvetësuar profesionin e babait, atë të rrobaqepësit. Në vitin 1949 në kohën e provokacioneve greke, njëri prej xhaxhallarëve, Spiro Kosho mori pjesë në këto lu, ftime, por fatkeqësisht mbeti i varë në Bilisht. Pas kësaj ndodhie u duk sikur nisën të na shihnin me një sy tjetër, por porosia e nënës dhe e babait ishte që ta mbanim gojën mbyllur. Nuk i dihej se çfarë mund të ndodhte. Edhe kur na sekuestruan, nuk pyeti njeri nëse ishim të afërm të Themistokli Gërmenjit apo jo. Na trajtuan njëlloj si gjithë familjet e pasura, ekonomia e të cilëve duhej shkatërruar një orë e më parë. Porosia e prindërve më ndoqi gjithë jetën. Punoja në rrobaqepësinë e shtetit bashkë me të tjerë, por për vite e vite të tëra me radhë u përpoqa të qëndroja sa më i heshtur. Vetëm punoja”, fletë për veten Sotiraq Kosho.

“Ndërsa erdhi një ditë kur emri im u bë i dëgjuar në të gjithë Kolonjën si një nga rrobaqepësit më të mirë. Nuk do të vononte shumë dhe njerëz të partisë dhe të pushtetit do të trokisnin në derën e shtëpisë sime për të qepur një kostum apo diçka tjetër. Mbaj mend që kanë ardhur nga Librazhdi, Elbasani, Durrësi, Përmeti por edhe nga Tirana. Titullarët më të lartë të rrethit e kishin kthyer shtëpinë tonë sikur të ishte shtëpia e tyre. Kostumet e prera nga dora ime kanë shkuar në Kinë dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, por edhe në të gjitha vendet e lindjes. Në raste të tilla porositë më vinin nga të gjithë ata që shkonin me specializime jashtë shtetit”, kujton Sotiraq Kosho.

“Në të vërtetë fisi ynë e kishte pasur profesion të hershëm rrobaqepësinë, por unë pata fat ta perfeksionoja këtë profesion edhe nga Andrea Deçi, i cili kishte studiuar për 11 vjet me radhë në Paris. Atë kohë ai jetonte ne Tiranë. Për të gjithë këto arsye isha bërë i njohur për regjimin e asaj kohe. Pas përfundimit të çdo porosie merrja falënderimet e tyre, por nuk e di përse nuk ndihesha mirë. Të tjera ndjesi përjetoja, madje ndihesha krejtësisht i lumturuar, kur prisja kostume për nuse dhe dhëndurë, ose kur ndihmoja një të njohur, një mik apo një shok që nuk kishte të paguante. Falënderimet e tyre ishin tepër të sinqerta. Mbeteshin të paharruara. Në raste të tilla më kujtoheshin ato që thuheshin dikur për gjyshen time, Katerinën. ‘Vështirë është sa të gjesh nusen, sepse dasmën ta bën Katerina Gërmenji'”, tregon më tej Sotiraq Kosho.

“I gjendur në rrethana të tilla e kisha të vështirë të flisja për të kaluarën time, por sot e kuptoj se ajo ka qenë brenda meje. Unë nuk mund të sillesha ndryshe nga të parët e mi. Ata ishin bërë tregtarë të mëdhenj, sepse i donin njerëzit dhe kishin fituar emrin e tyre me punë. Është kjo arsyeja që ata edhe sot e kësaj dite përkujtohen me nderim…”, tregon Sotiraq Kosho.

Marrë nga muri në facebook i shkrimtarit të mirënjohur Vepror Hasani