FAN S. NOLI
Kolltukofaget Shqiptare – Fjalim ne 1924 …

Anarkia e idealeve:

Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara … përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit …

Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët tane, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, e që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë …

Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë; atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën …

Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin …

Fan Noli