Faqja Na Ishte Dikur i uron nga zemra aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, Gëzuar Datëlindjen Mjeshtër, festofsh gjithmonë dhe faleminderit për të gjitha emocionet që na ke dhuruar në vite. Faqja Na Ishte Dikur por edhe të gjithë shqiptarë kudo ku janë kujtojnë me nostalgji rolet që ti luajte me aq profesionalizëm dhe me aq dashuri. Do të jesh gjithmonë i kujtuar dhe respektuar në çdo familje shqiptare. Respekt për ty… Miqësisht Naishtedikur.info

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ush, trisë së vd, ekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vd, ekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.

Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vd, ekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vd, ekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim “Horizonte te hapura”, “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lu, fte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert ne vitin 1936”, “Bolero” etj.

Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Eshte nderuar me titullin “Nderi i Kombit”.

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Role të aktorit Robert Ndrenika

1966 Oshëtimë në bregdet Gjergji

1968 Horizonte të hapura Azemi

1970 I teti në bronx Xhemali

1972 Kapedani I biri i Xha Sulos

1972 Odiseja e tifozave

1972 Kryengritje në pallat Babai i fëmijëve

1974 Shtigje të lu, ftës Shabani

1974 Rrugë të bardha Ganiu

1974 Duke kërkuar 5-orëshin Zeqo

1977 Shembja e idhujve Kapteri

1978 Koncert në vitin 1936 Fotaqi

1979 Në shtëpinë tonë Stefi

1979 Mësonjtorja Kosta

1980 Një shoqe nga fshati Agush Kalemi

1982 Vëllezër dhe shokë Sokrati

1982 Prefekti Qazim Mulleti

1982 nëntori i dytë karrrocieri i Ismail Qemalit

1982 Besa e kuqe Gjoni

1983 Kohë e largët Anastas Grigori

1984 Nxënësit e klasës sime Kristofori

1984 Shirat e vjeshtës Sotiri

1984 Shi në plazh Come

1985 Tre njerëz me guna

1985 Gurët e shtëpisë sime

1986 Dhe vjen një ditë Zenuni, vëllai i Llano Bletës

1987 Përrallë nga e kaluara Vangjeli

1987 Botë e padukshme Iliazi

2001 Parullat Lleshi

2002 Njerëz dhe fate Betimi, i ati i Florit

2004 Tifozët Dyli

2009 Kronikë provinciale

Ky material u pregatit nga faqja Naishtedikur.info/10 Janar 2020