Na ishte nje here nje budalla qe mbreti mundohej ta bente te pasur. I dergon nje nate nje pite peshqish dhe brenda kishte futur nje mije florinj. Budallai e mori piten e vuri para vetes,e veshtronte dhe po mendohej: “Une pite nuk kam ngrene ndonjehere,me mire ta shes dhe te fitoj ndonje leke”. Dhe keshtu,doli ne dritare dhe pa nje njeri qe po kalonte aty prane:

– A do ta blesh kete piten?

Ai e pa piten dhe ia bleu njezete grosh. Kur shkoi ne shtepi dhe e hapi piten,ai gjeti nje mije florinjte.
E mori vesh mbreti qe ai ia kishte shitur piten dikujt tjeter por s’kishte cfare te bente.
Nje dite tjeter mbreti nxorri lajmesin te thoshte: “Kush eshte ai qe e kalon uren pa e kaluar budallai”. Dhe ne mes te ures vuri nje shami me florinj. Edhe budallai sa vuri kemben ne ure tha me vete: “Gjithmone e kam kaluar me sy hapur,sot do e kaloj me sy mbyllur”. Lidhi syte dhe kaloi uren por florinjte i gjeti nje tjeter qe kaloi pas tij.

E mori vesh mbreti qe budallai e kishte kaluar uren me sy mbyllur,u mendua pak dhe vrau mendjen si t’ia bente dhe tha me vete: “Do e fus ne dhomen e thesarit dhe kur te shikoje para pafund,ka per t’iu mbushur mendja dhe do marre sa t’i doje qejfi”. Edhe ashtu beri,e mbylli ne
dhomen e thesarit. Kur pa gjithe ata florinj dhe gure te cmuar,budallai po i binte kokes me grushta dhe tha: “Pse mbreti i fsheh ketu gjithe keta florinj kurse une pese kacidhe qe kam i mbaj me vete?!”. Edhe i nxorri ato pese kacidhe qe kishte,i la ne dhomen e thesarit dhe doli jashte pa marre asgje.
E mori vesh mbreti qe edhe ato pese kacidhe qe kishte patur,budallai i kishte lene ne dhomen e thesarit dhe nga inati thirri rojet qe ta kapnin ate njeri dhe ta rrihnin. Filluan rojet t’i fusnin nje dru te mire por ai i shkreti bertiste: “Nuk kam me para,vetem ato pese kacidhe kisha”.

Mbreti e kuptoi qe ai njeri nuk ishte ne rregull nga trute dhe e fali e i dha nje kulete me florinj.
Por budallai e mori dhe e coi ne dhomen e thesarit. Atehere mbreti e kuptoi qe ishte e kote dhe i tha rojeve qe ta conin ne tokat ku kishte grure dhe te hante sa te donte deri ne fund te jetes se tij.