Fatmira është këngëtarja e parë që këndoi këngët e muzikës së lehtë në Estradën Profesioniste të Shkodrës si amatore.

Fatmira ishte pjesëmarrëse si interpretuese në Festivalin e dytë, të tretë dhe të pestë, në Radio Tirana, këtu u vlersua me çmimin e dytë në Festivalin e tretë dhe me çmimin e tretë në të dytin dhe të pestin.

Veprimtarinë më të madhe artistike e zhvilloi me trupën amatore të Fabrikës së Duhan Cigares nën udhëheqjen artistike të ” Mjeshtit të Madh” Gëzim Kruja, këtu ajo u shqua jo vetëm si këngëtare, por edhe si një aktore e vërtetë.

Bashkëpunimet e saj ishin të shumta, ajo bashkëpunoi me emrat e mëdhej, si me Mark Kaftallin, Nazmi Lishin, Luan Barovën si drejtues së orkestrës së Estradës, por edhe me qindra artistë shkodranë e më gjërë.

Fatmira kishte një zë briland, me të drejtë spektatori shkodranë i viteve 60 e më vonë e quajti me të drejtë ” Vaçe Zela e dytë”.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, në vitin 2008, në prag të 50-vjetorit të Estradës, i akurdoi titullin ” Prenkë Jakova”, me motivacionin : ” Një nga këngëtaret e para të Estradës Profesioniste të Shkodrës”.

Ajo u nda nga jeta më 18 Tetor 2018

Burimi: Teatri Migjeni, Shkoder