Një ditë babai dhe djali i tij i vogël vendosin të shkojnë për peshk. Bëhen gati dhe shkojnë në liqen. Pasi rregullojnë vendin ku do të qëndronin, bëjnë gati grepat u vendosin krimbat dhe i hedhin në liqen. Pas një kohe të shkurtër, shikojnë që kishin zënë disa peshq.

Djali i thotë babait: – Unë e dija që do zinim peshk.
Babai: Nga e dije ti? Pa ma thuaj mua.
Djali: – Sepse unë bëra lutje prandaj.
Përsëri përgatitën grepat dhe i hodhën në liqen. Pas një kohe të shkurtër shikojnë që kishin zënë disa peshq.

Djali i gëzuar: Baba, unë e dija se do kapnim peshk.
Babai me një buzëqeshje të lehtë e pyet: – Nga e dije ti, pa ma thuaj mua?
Djali: – Sepse unë u luta përsëri prandaj.

I hodhën grepat për herë të tretë në liqen dhe gjatë kohës që po prisnin, peshqit që i kishin kapur i kishin vënë në skarë për t’u pjekur. I ngritën për herë të tretë kallamat, por këtë herë nuk kishin kapur asnjë peshk.

Djali: – E dija që këtë radhë nuk do zinim peshk.
Babai: Nga e dije?
– Sepse unë këtë radhë nuk bëra lutje.
– Përse nuk bëre lutje?

– Sepse këtë radhë ti harrove t’u vendosësh krimba grepave, prandaj mendova se do më shkojë lutja kot dhe nuk u luta.

*Në një kohë kur jeta ikën me shpejtësi, si mund të mendojmë se do të na pranohen lutjet tona pa plotësuar kushtet e nevojshme.
Në fillim punë, pastaj lutje e në fund, dorëzim tek Krijuesi.

– Ardit Hoxhllaku / Drita Islame