Fatkeqësia natyrore që preku Shqipërinë në mëngjesin e hershëm të 26 Nëntorit ku la të vd, ekur mbi 51 persona, mbi 700 të lënduar e dëme të shumta materiale që pësuan ndërtesat. Ndihma për vendin tonë erdhën nga gjithandej brenda dhe jashtë vendit ku shumë shtete, organizata, biznesmen e njerëz deri tek më i thjeshti u solidarizuan me tërmetin që i ndodhi Shqipërisë, shkruan InfoShqip.com

Por ky që po ju sjellim më poshtë është ndoshta njëri nga ato që do ju prek zemrat pasi bëhet fjalë për fëmijët një kategori e cila ndoshta dhe nuk është në dijeni dhe për domethënien e kësaj fatkeqësie natyrore por ato dijnë se si të solidarizohen dhe të ndihmojnë të tjerët në shumë raste.

Në një postim në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i publikuar sot shihet se si disa fëmijë në moshë mjaft të vogël kanë mbeldhur ndihma monetare për të prekurit nga tërmeti dhe i kanë dorëzuar nëpërmjet një miku të tyre në ambientet e këtij komuniteti.

Ky gjest i cili është për tu admiruar i këtyre fëmijëve është përshëndetur nga shumë komentues në Facebook dhe mund të thuhet që është një gjest mjaft human dhe për tu duartrokitur.

Postimi i plotë:

“KJO ËSHTË E ARDHMJA!

Një grup vogëlushesh nga Lagjia e Re e Saukut në Tiranë, prej ditësh ishin organizuar për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe sot i dorëzuan me anë të njërit prej shokëve në ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nuk ka rëndësi vlera, shuma apo se çfarë mblodhën, por gjesti i pastër prej fëmije që ato kanë kryer dhe shpresa që përcjellin për një të ardhme më të mirë.

Këto veprime të mbushin zemrën me lumturi!
Faleminderit vogëlush!” shkruhet në shkrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë./InfoShqip.com