Ekspertët e IT si dhe psikologët tregojnë se qëndrimi i gjatë pas ekranit të kompjuterit apo tabletave për fëmijët sjell një sërë problematikash të cilat kanë të bëjnë që nga çrregullimet e karakterit, pagjumësia apo dhimbjet e syve e të kokës, zakonisht janë më të përhapura tek fëmijët që frekuentojnë internetin pa kufi. Ndërsa ekspertët e IT-së thekson se fëmijët shqiptarë janë më të rrezikuar, pasi prindërit nuk janë në dijeni të aplikacioneve si filtra mbrojtës

Adoleshentët e moshës 15-17 vjeç janë më të rrezikuar nga navigimi në internet të pasigurt. Këto janë të dhënat që nxjerr në pah një raport i vitit 2018 i bërë në këtë grupmoshë. Interneti dhe bota virtuale po rrëmben edhe të vegjlit. Rreth 60% të kohës fëmijët shqiptarë e kalojnë në rrjetet sociale dhe lojëra online. Pas një anketimi të kryer në shkollat e kryeqytetit rezultoi se nxënësit e përdorin në masë internetin. Por të dhënat zyrtare të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thotë se ky fenomen ka prekur edhe më të vegjlit, ndërsa ka shtuar frikën e prindërve për pasigurinë e tyre. “Të dhënat e studimit tregojnë se nxënësit rreth 60 % të kohës së tyre të lirë e kalojnë në internet, dhe vetëm 20 % të kohës që kalonin ën interneti shikonin faqe informuese, kurse pjesa tjetër ishte lojë online” thuhet në studimin më të fundit të kryer në shkollat e kryeqytetit. Duke iu referuar këtij studimi del se fëmijët janë të rrezikuar nga interneti, sepse nuk ka filtra që mund t’i ndalojnë të hyjnë në faqe që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. “Mosha e adoleshencës janë të gjithë të ekspozuar përkundrejt rrisqeve dhe rreziqeve që paraqet interneti si pornografia, imazhe të nudizmit, imazhe të padëshiruara dhe të pakërkuara që persona të panjohur ua nisin fëmijëve apo gjuhë urrejtje ndaj djemve dhe vajzave por sidomos ndaj vajzave” pohojnë ekspertët, ndërsa theksojnë se problematik mbetet legjislacioni shqiptar, i cili nuk arrin dot të mbrojë fëmijët gjatë navigimit në internet.

Ekspertët  e IT

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa të aftë janë fëmijët tanë për të përdorur lojërat elektronike, telefonat celularë nga më të sofistikuarit, kompjuterat dhe pajisje të tjera elektronike. Por akoma më të aftë janë ata që prodhojnë programe, lojëra për fëmijë, e reklama apo produkte, të cilat shtojnë kuriozitetin dhe vullnetin e fëmijëve për t‟i njohur e përdorur ato më tej. Këto të reja teknologjike, natyrisht, që kanë një kosto për familjet tona, kosto këto që shpesh herë nuk janë vetëm ekonomike. Me të rejat që sjell çdo ditë e më shumë teknologjia dhe përdorimi i internetit, edhe fëmijët duhen mësuar se si dhe sa duhet ta përdorin internetin, duhen kontrolluar në një farë mënyre dhe duhet komunikuar me ta për rreziqet. Të mos gënjehemi nga e reja dhe e bukura që sjell komunikimi on-line dhe njohjet pa kufi që mund të bëjmë nëpërmjet rrjetit.

Ekspertë të internetit tregojnë se rreziku që paraqet përballja e fëmijëve me internetin në Shqipëri është disa  herë më i madh. Sipas Eljona Kurtit, eksperte e IT në një prej kompanive në vend, rreziku ndaj të rinjve bëhet për shkak të mungesës së vëmendjes së duhur nga të rriturit. “Është shumë e rëndësishme që të ketë një informim më të plotë porsa i përket risqeve apo rreziqet që paraqiten në internet. Ajo që sot vihet re është puna që duhet të kryhet për ndërgjegjësimin edhe të të prindërve për kohën që duhet të lihen fëmijët në internet dhe faqet që ata duhet të shohin. Po kështu një punë serioze duhet bërë nga të gjitha institucionet përkatëse për ndërgjegjësimin. Në shumë programe që përdoren mund të instalohen aplikacione si Parents Control e thënë në shqip kontrolli prindëror i cili mund të vendoset në telefon, kompjuter. Ky aplikacion mund të bëjë filtrimin e përmbajtjes që ka faqja. Gjithashtu ka edhe programe të ngjashme me të për të filtruar faqet që hapen nga fëmijët: pohon Kurti. Sipas saj e rëndësishme nuk është kufizimi i fëmijëve nga interneti, por ofrimi i njohurive të nevojshme për ta duke marrë parasysh moshën.

Psikologët

E ndërsa ekspertët elektronike dhe IT japin këshillat për vendosjen e filtrave në kompjuterë apo telefona në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të sigurt, psikologët në krahun tjetër ngenë alarmin për pasojat negative që sjell në shëndetin e fëmijëve qëndrimi për një kohë të gjatë para internetit. Blerta Bono, psikologe tregon se kujdesi dhe komunikimi me fëmijët duhet edhe në përdorimin e faqeve të internetit që reklamohen si arritje të mëdha, si mund të jetë “Facebook”-u i ditëve të sotme. “Moskujdesi dhe mosnjohja e kritereve të përdorimit të këtyre programeve nga fëmijët mund të sjellë pasoja të pakëndshme për ta, pasi në rrjet ka edhe shumë “mashtrues” që së pari dëshirojnë ta njohin fëmijën përmes internetit (kur ky i fundit ka një adresë e-mail ose është i regjistruar në Facebook), sillen e komunikojnë si të ishin me të vërtetë moshatarë, e më vonë arrijnë të depërtojnë në sekretet e fëmijës derisa të marrin takim me të jashtë shtëpisë. Normalisht që emocioni për këtë “njohje të re” nga ana e fëmijës bën që ky i fundit ndonjëherë të mos u tregoj prindërve dhe pasojat mund të jenë të pakorrigjueshme. Çrregullimet e karakterit, pagjumësia apo dhimbjet e syve e të kokës, zakonisht janë më të përhapura tek fëmijët që frekuentojnë internetin pa kufi” thekson Bono. Sipas saj, interneti po dëmton fëmijët edhe psikologjikisht,sepse shpesh përdoret edhe si formë bulizmi, duke futur në këtë rrjet social foto të miqve të tyre, me fjalë negative dhe fyese.

KNUTSFORD, UNITED KINGDOM – NOVEMBER 29: In this photograph illustration a ten-year-old boy uses an Apple Ipad tablet computer on November 29, 2011 in Knutsford, United Kingdom. Tablet computers have become the most wanted Christmas present for children between the ages of 6-11 years. Many parents are having to share their tablet computers with their children as software companies release hundredes of educational and fun applications each month. (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

Burimi: AlbanianFreePress.al