Një i verbër, i cili në njërën dorë mban qypin e në tjetrën fenerin del natën nga shtëpia e tij dhe shkon deri te sheshi i madh ku ndodhet një burim, në të cilin mblidhen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë. I verbri, ngadalë, duke mbajtur fenerin mbërriti te burimi dhe, kur i erdhi radha, e mbushi qypin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi. Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri, i cili u habit se për çfarë i duhet të verbrit feneri që bën dritë! Ai mendonte me zë: 

“Për çfarë i duhet të verbrit feneri, çfarë fiton ai prej kësaj?” 
E dëgjoi i verbri. 
Kur iu afrua burri i panjohur e pyeti me zë: “Çfarë të duhet feneri?”
I verbri buzëqeshi dhe i tha:
“Sikur veç pak të mendoje, nuk do të më pyesje për këtë! A nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë kudo rreth nesh?”

Njeriu lëviz kokën dhe i thotë: 
“Ashtu është, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?”

I verbri tha: 
“Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja, dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej me mua në gjithë këtë errësirë. Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndriçoj çdo gjë përreth vetes, në mënyrë që të mos ndeshem me dikë dhe kështu ruaj edhe enën time të mos thyhet. A nuk është kështu?”

Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pakëndshme:
“Të falëminderit për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur, dhe pse shoh jam i verbër. Ndërsa ti je i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk do ta kisha bërë një pyetje të tillë!”

Burimi: Akropoli i Ri