Festivali i 13-të u zhvillua nga data 27 deri 29.12.1974 dhe u prezantua nga Arta Dade dhe Esat Teliti. Morën pjesë 24 këngë, 12 natën e parë e 12 natën e dytë. Në finale dolën 15 këngë. Tematika vazhdon ajo e Festivalit te 12-te per Partinë, luftën, aksionet etj. Dallohet kënga “Vajzat e fshatit tim” e kompozitorit të ri Enver Shëngjergji me tekst tërheqës të Zhuliana Jorganxhi, interpretuar aq bukur nga Alida Hisku, dhe që del fituese e festivalit, këngë që akoma bën për vete dashamirësit e muzikës.

Rast i rrallë: në finale këngën fituese “Vajzat e fshatit tim” nuk e përsëriti Petrit Dobjani që e kishte kënduar natën e parë, por Valentina Gjoni. Në këtë festival nuk merr pjesë Vaçe Zela.

Në finale dolën 15 këngë sipas kësaj radhe:

Partisë i këndojmë
Tre breza
Flladi i këngëve tona
Nga jugu në veri

Pranvera e brigjeve të Drinit
Kjo anë e Bistricës ka bilbila shumë
Kodrina e paharruar
Vajzat e fshatit tim

Komisari më i ri
Syrin pishë zemrën barot
Udhët e lumturisë
Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë

Rini e zjarrtë
Qemal Stafa yll i lirisë
Kënga zjarr/Naishtedikur.info