Kantautori Elton Deda dhe këngëtari Aleksandër Gjoka zbuluan në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 pse ata nuk ishin këtë vit pjesë e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.

Deda thotë se nuk e kishte problem por nuk ishte pjesë e jurisë pasi organizatorët zgjodhën anëtarë të tjerë për juri. Kurse Aleksandër Gjoka tha se është ftuar vit për vit si konkurrent edhe pse ka qenë edhe pjesë e panelit të jurisë, por ai shtoi se do të konkurronte për qejf pasi nuk kishte nevojë për çmimin. Ai nuk ngurroi të shfaqë dhe pakënaqësitë e tij.

Nga ana tjetër Redon Makashi tha se ‘Tre Musketjerët’ nuk janë më për Festivale por për koncerte aty ku vërtet tregojnë muskujt e tyre. Ai shtoi se publiku tashmë pasi u infektua nga tallavatë e ka të nevojshmë muzikën e mirë.

Elton Deda: Unë kam qenë pjesë e festivaleve. Ata zgjodhën të punojnë me një skuadër tjetër dhe s’ka problem.

Aleksandër Gjoka: Unë jam produkt i festivalit dhe kam folur me superlativa. Është një trampolinë për të rinjtë por jam tërhequr dhe më ftojnë por unë kam zgjedhur mos shkoj. Mua më kanë ftuar gjithmonë për të konkurruar. Kam qenë edhe në juri. Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim se s’kam nevojë për atë.

Aleksandër Gjoka: Është thyer kodi. Gazetat kanë folur shumë por disa këngë më pëlqyen. S’kam asgjë me atë kompozitorin maqedonas por unë e di që është rregull që kompozitori duhet të jetë shqiptar. Verën e kemi mike por tek muzika, s’kane lidhje këngët me muzikën ishin palidhje. S’ishte asnjë gjë transparente. Kjo s’më pëlqeu.

Redon Makashi: Unë para dy vitesh isha. Gjithsesi ne jemi produkte të tij dhe e përdorëm si trampolinë. Ne i kemi kaluar ato etapa, koncertet e tregojnë kush janë Tre Musketjerët. Duam të bëjmë një album veç e veç. Një kohë plasi keq tallavaja dhe ne nuk do bëheshim pis të hynim në atë rrugë por njerëzit janë bërë më inteligjentë. E shohim shpesh kur dalim në ambiente edhe më të vogla. Publiku ka nevojë për muzikë të mirë.

Burimi: Balkanweb.com