Festivali i 26-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë nga data 25 deri 27 Dhjetor të vitit 1987. Prezantoi: Silvana Braçe. Morën pjesë 21 këngë: 11 natën e parë, 10 natën e dytë dhe 12 dolën në finale. Kënga fituese “Nuk të harroj”, kënduar nga Irma e Eranda Libohova, me muzikë të Agim Krajkës dhe tekst të Haxhi Ramës.

Eshtë fitorja e parë e A. Krajkës mbas shumë çmimeve të dyta e të treta. Tashmë ka pak këngë për Partinë dhe shumica për dashurinë dhe jetën rinore. Në këtë festival merr pjesë për herë të parë këngëtarja Anita Bitri.

Nata finale – 27.12.1987
Në natën finale dolën 12 këngë sipas kësaj radhe:

I duam bukuritë
Fryj moj erë e lirë
Zemër nëne
E vogla mes shoqesh

Kënga ime është për ju
Koha nuk pret
Mes dy yjesh ngjan si hëne
Lot me ty o djalë se ta di merakun

Një jetë nga jeta ime
Eja me ne
Nuk të harroj
A do vish/Naishtedikur.info