Kultura dhe tradita është djepi i identifikimit të vlerave të një qyteti, ku Gramshi ka një pasuri të madhe folklorike por edhe artistike.

Që nga fyjet, veshjet tradicionale, gojëdhënat e shumta, dëshmitë arkeologjike, këngë etj. Gjithashtu një traditë e veçantë për këtë qytetë ka qenë edhe festivali i këngës për fëmijë, i cili fillimet e tij i ka të hershme.

Por, vitet e fundit ky festival nuk është zhvilluar dhe nuk e kemi kuptuar akoma arsyen e mosbërjes së tij. Ishte i vetmi aktivitetë që argëtonte dhe lumturonte pa masë vogëlushët e qytetit tonë, por që u fik si shumë gjëra të tjera kulturore dhe sportive.

Theksojmë gjithashtu që nga ky festival apo pallati i kulturës Gramsh “Thoma Prifti” kanë dalë shumë talente të njohura në Shqipëri por edhe jashtë saj, dhe do të ishte një katastrofë që ky aktivitet të diigjesh si shumë të tjerë. Shpresojmë që dikush që e do kulturën dhe traditën të bëjë diçka për këtë fakt pasi ata fëmijë kanë plot ëndrra dhe pasione./Portaligramsh.com