Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole e ka quajtur si mjerim faktin që qytetarët ende nuk po ndërgjegjësohen për të kuptuar të atë që ajo e quan sistemin kriminal të Enver Hoxhës.

Godole ka postuar një reagim në faqen e saj të Facebook, ku thekson se shqiptarët ende po vuajnë pasojat e regjimit diktatorial të Hoxhës.

“Mjerim si atëherë dhe sot për të gjithë ata qe nuk e kuptojnë kush ishte Hoxha dhe shpura e tij, dhe i gjithë sistemi kriminal që ngriti, dhe që ende ia vuajmë pasojat!”, thekson drejtoresha e IDMC.

Ajo ka postuar dhe një video të një dokumentari se si e përkujtonin shqiptarët ditën e v dekjes së Enver Hoxhës në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

“Ja si përkujtohej vdekja e diktatorit 5 vite me pare. Në këtë fragment të shkëputur nga dokumentari i IDMC “Kujtesa e një vendi që harroi të harronte”, realizuar në kuadër të projektit “Memory Alive”, shihet qartë se si përkujtohej para 5 vitesh v dekja e diktatorit. Kërkohej rikthimi i tij… Po sot ku jemi? Sa është ndërgjegjësuar shoqëria shqiptare për pasojat e kr imeve të komunizmit?”, thekson ajo.

Burimi: Panorama.com.al