Futbolli, sa shumë e kemi dashur!

Të varfër por të dashuruar marrëzisht pas futbollit. Ka qenë një kohë që ne e kemi dashur atë ndoshta shumë më tepër se sot. Koha e bicikletës, koha e Li Pazarit, koha e stadiumit plot e përplot! Kjo video është fillimi i një dokumentari francez të vitit 1971 me autorë Guy Ackermann, Pierre Demont dhe Robert Escarpit. Pamjet nuk duan koment!

Nga ajo kohë na ka mbetur dashuria e pakufishme për futbollin, por nuk e kemi më Stadiumin Qemal Stafa./Mapo