Brazdat është film dram i regjisorit Kristaq Dhamo, prohuar më 1973 në Shqipëri. Regjia: Kristaq Dhamo, Skenari: Dhimitër Xhuvani, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Shpëtim Kushta.

Përmbajtja e filmit
Marta është një vajzë e re energjike e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim burri i saj Ademi i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit i cili jepet shumë pas interesave vetjake.

Aktorët
Elida Janushi……..Marta
Pandi Siku………..Ademi
Astrit Cerma………Zeneli

Muhamet Sherri…….Brigadieri
Sotiraq Bratko…….Skënderi
Albert Verria……..xha Selo, babai i Ademit
Ilia Shyti………..Përgjegjësi i oficinës

Suzana Zekthi
Liza Laska………..Përgjegjësja e robaqepsisë
Ndrek Luca………..vëllai i Ademit