“Fighting for Love” është titulli i filmit të ri shqiptaro-amerikan që ka nisur xhirimet. Filmi është prodhim i kompanisë filmike Fati Film Production në New York. Xhirimet e filmit tashmë kanë startuar në Amerikë për të vijuar në Shqipëri me aktorët kryesore si: mjeshtri ndërkombëtar Fatmir Bardhoci, Mjeshtri i tij, Korean Jugori: Ko Eui Min, mjeshtri më i madh në botë, 6 herë pjesëmarrësi në lojërat olimpike Shaban Sejdiu, 14 herë kampioni i botës në Kick Thai box, Azem Maksutaj. Aktorë të mirënjohur në skenat botërore të filmave action, Japonezi Akihiro Haga me ekipin e tij STUNT team, Aktorët STUNT Jakup Muja, Sam Youl dhe Mehedin Selimi, të cilët do të vijnë në Shqipëri enkas për të xhiruar pjesë nga filmi.

Nuk do të mungojnë aktorët e ekranit shqiptar si: Bruno Shllaku, Besmir Bitraku, Mimoza Marjanaku, Freskida Miloti. Filmi “Fighting for Love” tematikë kryesore ka ngritjen e imazhit të shqiptarëve në botë, evidentimin e trashigimisë kulturore të pellazgëve në artet luftarake si dhe bashkëjetesën fetare, si fenomeni i rrallë i jetuar vetëm nga shqiptarët. Filmi “Fighting for Love” flet për historinë e jetës së një të riu nga një qytet verilindorë i Shqipërisë siç është Kukësi.

Personazh kryesor është Iliri, një 15 vjeçar i motivuar nga filmat aksion të Van Dame, i traumatizuar nga varja e poetit të cilën e pa me sy në vitin 1988, vendos të ikë i vetëm nga Shqipëria pikërisht ditën kur gjyshi i tij vdes. Arrin të largohet nga Kosova në Gjermani ku edhe njihet për herë të parë me artet marciale. Ëndrra e tij ishte të shkelte në tokën e endrrave, Amerikën. Këtë ëndërr e bën realitet vetëm mbas 30 vite përpjekjesh e pune. Njihet me një femër me prejardhje shqiptare e cila, luan një rol të dyfishtë. Në njerën anë e dashura e bosit të mafias e detyruar, e droguar, në anën tjetër e dashuruar me personazhin, i cili rrezikon jetën e tij për t’a shpëuar atë nga kthetrat e mafias.