“Fjalë pa fund” është film shqiptar i vitit 1986 me regji nga Spartak Pecani, skenari nga Natasha Lako, muzikën kompozoi Aleksander Lalo, kurse producent ishte Shqipëria e re.
Përmbajtja e filmit
Bardhyli dhe Madalena janë një çift i sapomartuar. Ata jetojnë të lumtur dhe në harmoni deri në momentin kur Bardhyli ndikohet nga fjalët e komshinjve të panjohur. Midis bashkëshortëve fillojnë zënkat dhe zemërimi.
Aktorët
- Vladimir Muzha … Bardhyli
- Luiza Xhuvani … Magdalena
- Marko Bitraku … Apostoli
- Xhuljeta Kulla … Aneda
- Rajmonda Aleksi …
- Drita Pelingu … nëna e Bardhylit
- Marika Kallamata… nëna e Magdalenës
- Ndrek Shkjezi … i apasionuari pas gjyqeve
- Arqile Lipe … komshiu i Bardhylit
- Engjellushe Xhixha
- Antoneta Fishta
Video nga Aktoret Shqiptare