Mysafiri
Mysafiri

Filmi “Mysafiri” prodhim i vitit 1979.

Regjisor:Hysen Hakani, Skenari: Mark Dodani, Hasan Prela, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Shaqir Kodra.

Përmbajtja e filmit

“Mysafiri” është një agjent i sigurimit të shtetit i cili infiltrohet në agjenturat e zbulimit të huaj që operojnë në Shqipëri, pas kapjes së misionarit të dërguar nga agjenturat e huaja në Shqipëri.

Duke pasur në dorë disa të dhëna kompromentuese të marra nga Agathia, sekretaria e inxhinierit të minierave Fotionit, agjentët e huaj kërcënojnë ing. Fotion Papa, e shantazhojnë për ta bërë pjesë të agjenturës së tyre, dhe përpiqen ta detyrojnë të zbulojë informacione në lidhje me minerale të rralla në Shqipëri.

Aktorët në role

  • Xhelal Tafaj…….. Fotion Papa
  • Stavri Shkurti……..Astriti, mysafiri
  • Esma Agolli…….. Agathia
  • Thimi Filipi…….. Akrepi, dajkoja i Agathise
  • Ndrek Luca…….. Gazmendi, shef sigurimi
  • Lazër Vlashi…….. Dago, agjent i sigurimit te huaj per ceshtijet shqiptare
  • Spiro Urumi…….. shef i sigurimit te huaj
  • Pandi Siku…….. Zyberi, shoferi i taksise
  • Liri Lushi…….. Arta, gruaja e Fationit
  • Petraq Xhillari…….. Nihati, zoti Nata
  • Zhani Ziçishti…….. Sadik Bezhora(Thanas Pecoldi)
  • Frederik Fistani…….. Arbeni
  • Dhurata Sefa…….. Liljana
  • Lec Vuksani…….. zoti Bilo