Erdh’ pranvera me t’jeshile
qi rash bahçes përmidis
Këputa nji trandafile
për kujtim të dashunisë.

Rreth e qark lule të kuqe
karajfilat oh në saksi
S’të ka kush moj buzë bërbuqe
sikur unë s’të don njeri!

Jasemin të vinte era
kur t’i putha moj të dy sytë
Asaj nate moj mu ke dera
në krahnor ma vune kryt.

Më buzqesh nji herë me syne
ma jep zemrën oh që të mbroj
Të lutem moj, mos më lene
se pa ty nuk mun’ të rroj!

Fitnete Rexha – Keputa nje trendafil – (Tekst & Video)