” Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.”

” Njeriu, nderin dhe famën që ka fituar gjatë gjithë jetës së tij mund t’i zhdukë në një minutë me një punë të papëlqyer ose duke folur një fjalë të ligë.”

” Nuk mund t’i shërbejnë një kombi ata që nuk janë të pajisur me moral të mirë.”

” Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.”

” Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.”

” Mizorët të mos kalojnë pran varrëve të të mirëve dhe tradhëtarët te mos kalojnë pranë varrëve të dëshmorëve sepse dheu i tyre nuk duron të qënmën e tyre mbi faqen e tokës.”

” Edukata që u jepet meshkujve është si një pemë që mbillet për të bërë hije, ndërsa të edukuarit e grave është si të mbjellësh një pemë që bën edhe hije, edhe fryte; mirësia i vjen shoqërisë njerëzore nga vetë edukata e saj, e fryti janë fëmijët e rritur me edukatë.”

” Përçarja është bërë aq e pëlqyer në botë sa që lëvdatës nuk i ka mbetur fare vlerë.”

” S’ka poshtërsi më të madhe se të përpiqesh t’i bësh keq një njeriu, duke përfituar nga thjeshtësia e zemrës dhe qëllimi i tij i mirë.”

” Gruaja e ndershme dhe shpneshë është stoli e shtëpisë, lumtëri e burrit, lavdi e grave.”

” Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, është shtylla e moralit të përgjithshëm, ajo është lulishtja e njerëzimit e, duke hyrë në lidhjen e shenjtë që ndërton familjen, e ka shpëtuar njeriun nga egërsia, duke e çuar në udhën e qytetërimit.”

Sami Frashëri