Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR
Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVELESH
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
Malet tunden, po nuk bien. JUG
Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kudhrën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG
Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT
Kush përton vdes urije. BERAT
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG
Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT
Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
Vure vezën more pulën. KRUJË
Punën e sotme mos e lër për nesër.JUG