VOAL – Patriot Wood , një portal amerikan që i kushtohet trajtimit ornamental të flamujve kombëtarë, shtetërorë, ushtarakë, sportivë e tjerë, përfshirë ata amerikanë, e rendit flamurin tonë kombëtar si flamurin e 5-të më të vjetër kombëtar në botë.

Për flamurin tonë portali shkruan: Flamuri i Shqipërisë ka fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë me dy krerë në qendër. Shfaqja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu (Gjergj Kastrioti), heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi kështjellën e Krujës në mbrojtje të turqve që e sundonin vendin. Dizajni i vetëm i shqiponjës dykrerëshe ishte marrë hua nga Perandoria Bizantine.

Simboli i shqiponjës dykrerëshe ishte ripërdorur nga nacionalistët në fund të Shekullit XIX dhe në fillim të Shekullit XX si simbol i luftës së vendit të tyre për pavarësi nga Perandoria Otomane. Më 28 Nëntor 1912 u shpall Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamuri u miratua zyrtarisht.

Sipas portalit, flamuri më i vjetër në botë është ai i Skocisë, i vitit 832, me një fushë blu dhe me një kryq të bardhë diagonal.

Flamuri i dytë më i vjetër është ai i Austrisë, i shfaqur më 1105 dhe i miratuar më 1130. Ai përmban tre shirita – kuq, bardh, kuq.

Flamuri i tretë më i vjetër është ai i Letonisë, i vitit 1280. Është një flamur i kuq me një shirit të bardhë në mes.

Flamuri i katërt më i vjetër është ai i Tailandës, i vitit 1307, me një kryq, simbol i Krishterimit, në mes.

Burimi: Voal.ch