Edhe sa fletë janë në pemën tonë?
Motra e madhe i tha: “E dashura ime, përse po më pyet? “
Motra e sëmur u përgjigj: “Po e ndjej se kur të gjitha fletët të bien, do të përfundoj edhe jeta ime! “
Motra buzëqeshi e tha: “Mirë pra, do ta shijojmë jetën tonë, e do të bëjmë çfarë të dëshirojmë. “

Kaluan ditë e ditë, e vajza ishte e lumtur me jetën e saj, duke luajtur dhe buzëqeshur, thuajse po i kalonte momentet më të mira të jetës së saj.
Por, pema nuk i mbante dot fletët e saj, i ranë të gjitha, përveç njërës, ndërsa vajza e sëmurë po e vëzhgonte nga dritarja me kujdes fletën e fundit, duke menduar se në ditën që do të binte ajo, do të përfundonte edhe jeta e saj.

Përfundoi vjeshta, e pas saj erdhi dimri, kaloi një vit i plotë, e fleta e pemës nuk ra. Vajzës së vogël e të gëzuar filloi t’i përmisohet gjendja, derisa u shërua tërësisht nga sëmundja e saj. Më në fund filloi të ecë në mënyrë normale dhe gjëja e parë që ajo bëri, ishte të shkojë tek pema e të shikojë mrekullinë e fletës, e cila nuk ra në asnjë stinë. Kur u ofrua, e vërejti që ajo fletë ishte plastike, e vendosur mirë në degë të pemës. U kthye tek motra e saj duke buzëqeshur dhe e falënderoi për gjestin e bërë.

Kush ka aftësi dhe largëpamësi që t‘i bëjë të buzëqeshin të tjerët, le ta bëjë!
Gjithmonë mundohuni që t`ju ofroni të tjerëve gëzim e shpresë aq sa të mundeni!

BurimiL: Akropoli i Ri