Fondi i dokumentave të komunitetit hebre në Shqipëri mbi 10 mijë dokumente, ruhet në Arkivin e Shtetit. Drejtori i këtij institucioni Armando Boçe në një intervistë për “Abc News”, thotë se ne fillim të vitit 2020 nis puna për ndërtimin e muzeut hebre në  Vlorë. 

Në arkivin e shtetit gjinden  mbi  10.000 dokumenta  që dëshmojnë  mikpritjen  dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri, ku miliona hebrenj zhdu, keshin nëpër kampet e për, qendrimit në Europë. Drejtori I arkivit të shtetit  Armando  Boce  thotë se  në Shqipëri u strehuan  deri në fund të Lu, ftës II Botërore të paktën 2750 hebrenj. Shtrirja gjeografike sipas tij është  thuajse në gjithë shqipërinë.

“Kufiri kohor është midis shekullit të 18 dhe mesin e viteve ’50 të shekullit të 20. Është një sasi e konsiderueshme, por po themi që numrin më të madh të dokumenteve e përmbajnë mesi i viteve ’30 deri në përfundim të lu, ftës”, shprehet ai.

Arkivi i Shtetit sipas Boce është pjesë e grupit të punës , për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë.

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.

Ajo çfarë të bën përshtypje mes këtyre dokumentave , ka edhe nga ata klerikë siç ishte Dom Shtjefen Kurti i cili  i ka pagëzuar në katolik ë, per t’i shpëtuar nga Gjermani./abcnews.al