Foqion Postoli
Foqion Postoli

Foqion Postoli u lind në Korçë, ku mori mësimet e para. Ai i përkiste një familjeje të njohur  tregtare të qytetit. Pas mbarimit të shkollës, në vendlindje shkoi në Stamboll ku për dy vjet ka studiuar tregtinë. Më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Massachusetts. Atje iu bashkua Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “Vatra”. Ishte edhe sekretar për degën, në Brockton, Një kohë ka punuar në gazetën “Dielli”. Gjatë asaj kohe në faqet e gazetës ka botuar edhe pjesë nga  romanet e tij.

Më 4 janar 1919, Postoli ishte nënshkrues i  një Memorandum dërguar Qeverisë së Shteteve të Bashkuara nga Kongresi i Vatrës. Kongresi, ishte mbajtur në Winthrop Hall në Boston dhe ku ai së bashku me mërgimtarët shqiptarë kishte  kundërshtuar demarkacionin e kufijve të Shqipërisë në bazë të Traktatit të Londrës të vitit 1913, kur më shumë se dy të tretat të territorit shqiptar iu dhanë Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Në vitin 1921, Postoli  u kthye në qytetin e tij në Shqipëri për të ndihmuar në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vdiq më 2 tetor të vitit 1927, në moshën 38-vjeçare.

Foqion Postoli shkroi gjatë viteve të fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse ai jetoi në një epokë të ndryshme sikur edhe  te rilindës e  shkrimtarë të tjerë, edhe në veprat e tij reflektohen tema të ngjashme si patriotizmi, kundërshtimi ndaj sundimit otoman dhe  krenari e ligjshme për kombin e Atdheun. Në faqet e gazetës “Dielli” botoi romanet “Për mbrojtjen e Atdheut” (1919) dhe “Lulja e Kujtimit” (1922) etj, të cilat më vonë u botuan si libra më vete.

Loading...

Veprimtaria letrare, politike dhe shoqërore e Foqion Postolit u zhvillua gjatë viteve të fundit të Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë tonë kombëtare. Kjo ishte periudha e ngritjes më të madhe që pati lëvizja jonë kombëtare dhe përfundoi me Pavarësinë e vendit më 28 Nëntor të  vitit 1912. Por kjo ngritje u shoqërua edhe me rënie te menjëhershme, që erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe luftërave botërore. Edhe pse jetoi në periudha të ndryshme të historisë në veprat ne tij  shkrimtari pasqyroi idetë e rilindësve tanë, siç ishin dashuria për atdheun, urrejtja e madhe për pushtuesit otomanë, dhe krenaria për historinë e vendit. Autori në librat e tij është frymëzuar nga temat aktuale të asaj kohe.

Ne romanin tij “Lulja e Kujtimit” përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve që bëheshin në ato kohë për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influenca e propagandës greke, e cila ishte një pengese serioze për lëvizjen tonë kombëtare. Ne këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një ambient tregtar, qe është verbuar nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i thjeshtë : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e do Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër. Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të drejtuar tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtete të Nikos, arrin deri sa t’i propozoje atij për ta bëre dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë proteston dhe i thotë babait pa u druajtur  se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashkë me Nikon planin për ta larguar Dhimitrin nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si kryengritës dhe i cili  kishte marrëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë. Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin, ndërsa ai vete mezi shpëton gjallë me ndihmën e kryengritësve të asaj anë që vepronin atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e merr vesh Olimbia këtë gjë dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një dite “Lulja e Kujtimit”, që ja kish falur Dhimitri i cili e kishte marrë nga nëna e tij që ja kishte sjellë burri (babai i Dhimitrit) nga Egjipti, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kish urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepronte në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtonte nga kthetrat e Nikos, i cili bënte plane djallëzore për t’ iaa grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinë të bëhej gruaja e tij. Mirëpo Dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi u kthye ne shtëpinë e tij. Pas këtyre ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua për të dy dhe i tha Dhimitrit : “Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më me dyqanin tim; në duart e tua të mbetet shtëpia ime tregtare se unë u plaka dhe ju na shpëtuat nga vdekja dhe çnderimi.”.

Përveç romaneve shumë të njohura: “Lulja e kujtimit” e “Për mbrojtjen e Atdheut”, Foqion Postoli ka shkruar edhe veprat: “Detyra e mëmës”  dhe “Martesa e një avokati”.

Postoli me të drejtë konsiderohet në radhën e romansierëve të parë shqiptarë të periudhës me romantizmit e realizmit. Romani i tij “Lulja e kujtimit” ka qenë vepër që ka frymëzuar sa e sa breza atdhetarësh. Po kështu, për një kohë të gjatë ky roman  qenë edhe literaturë e obligueshme në shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo në shkollat kombëtare./RADIOKOSOVAELIRE.COM/