Vendosa te shkoj ne fshat,vetem.Keshtu ma dha radakja.Mora rrugen nga kodrat, ne kembe, ate rruge qe beri Beni me xha Thomain.Pa arritur te Rrungaja, me ndaluan 2 djem te rinj.

-Ketej eshte e ndaluar,- me thone,- po loz golf Bamke Qullollari.

-Ne kodrat e fshatit?- pyes i habitur.

-Nuk jane me te fshatit. I ka privatizuar z. Bamke.Kalo djathtas!

U habita, megjithate vazhdova rrugen per ne Marene.Nga kodra perballe degjoja ison e kenges ‘E ndertuam fshatin, e beme si qytet’.., me pas nuk i kuptoja fjalet.

Mberita ne fshat.Perpara me doli Sala, sekretari i famshem.

-Deshiron ndonje dhome hoteli?- me drejtohet me servilizem.-Kemi edhe per turiste.

-Ti je si bicim hotelxhiu,- i them dhe i shkel syrin.

-Jo, une jam sekseri, hotelin e ka Mazllemi.

-Mazllemi? Pse gjalle eshte?

-Si derr, ose me mire barkderr.I mori parate e kripes qe i shkroi Ibrahim Kovaci.E kishte ruajtur letren.

-Po Ollgen e famshme ku e keni, kuzhiniere?

-Aha, u largua pas viteve ’90. Eshte bere afariste. Nderton pallate ne Korce.

-Po ato afishe  me fotografi, c’I ke?

-Kemi zgjedhje per nje muaj, per kryetar bashkie.E njeh?-me pyet duke me treguar fotografine.

-Jo , -I thashe,- s’e kam pare ndonjehere.

-Eshte ish kryetari i kooperatives ne kohen time.

-Pse, kishte kryetar kooperativa?- e ngacmoj une.Sala e kuptoi  ironine e buzeqeshi;

-Epo c’ti bej une Rruzhdi  Pulahes qe m’i ngarkonte te gjitha detyrat mua.Une kam faj?

Pershendes Saliun e vazhdoj rrugen.Nje birre e ftohte do te me freskonte mes kesaj vape te tmerrshme.Kerkova kafenene e fshatit. Besoj nusja e Tirkes do te jete ne banak.

Lokali ishte ngritur 2 katesh, rrethuar me gjelberim e me disa skulptura te cuditshme.

Hyra Brenda.Njerez, plot.Nje bjondine me mini-minifund me priti e me shoqeroi tek nje tryeze me pamje nga deti.Bravo, thashe me vete, sherbim i kulturuar.Bera porosine, e prita.Hodha syte perreth.Ne nje qoshe pashe nje plak qe thithte duhan me cibuk.Ishte i perhumbur.E njoha.U bera gati ta pershendesja, kur bjondina solli porosine.

-Me fal, -i them,-ai plaku aty mos eshte xha Bako?

-Ai diteziu eshte. Na eshte bere peshqesh ketu e 2 muaj.Ka rreshqitur.

-Po pse c’pati?

-I biri ishte prokuror ne Tirane. Nuk e kaloi Vetingun. Ka vjedhur , thone. Tani plaku as flet, as njeh njeri. Vetem pi raki.

Me erdhi keq. E admiroja per humorin dhe maredhenien qe kishte me teto Ollgen.Para se te largohesha pyes kamarieren;

-Me fal, cili eshte pronari i lokalit?

-Ja ai foriserio atje ne banak me puro,- me tregoi me nje ndjenje percmimi. Vura syzet, e c’te shoh..Koci,po po, Koci, skulptori. Si e qysh  i beri parate, nuk e di, por kishte ngritur nje alamet lokali qe do ta kishte zili Shpetimi, Mali por edhe Hodo leckamani.

Dola nga lokali.Rruget ishin asfaltuar bukur.Fshati ishte mbushur me dyqane e kioska.Perpara nje porte garazhi nje djale piqte misra.Iafrohem nga mbrapa dhe e pyes;

-O cuno, ku mund ta gjej Benin dhe xhaxhi Thomain?

Djali ktheu koken e buzeqeshi embel.Tjeter surprise.Gjinoja i fikut piqte misra.Ishte burrerruar dhe kishte lene mustaqe. U takuam dhe e pyes per Marigone.Ai uli koken e tha;

-U kthye prap tek une.Trimi  eshte ne burg.Akuzohet per vrasje dhe trafik droge. U martuam prape.-psheretiu thelle e vazhdoi;

-Thomain do ta gjesh ne dalje te bulevardit. Ben xhiron e zakonshme me kale.

I uroj  jete te lumtur, e largohem.Paskan ndodhur ndryshime sa kohe mungoja une ne Angli.

Thomain e gjeta shpejt. Mu shfaq perpara kapardisur mbi kale, me xheketen e hedhur kraheve. Mustaqin e kishte rruar.U prezantova dhe e ftova per kafe. Ju njoh te gjitheve, i thashe,ju ndiqja ahere por edhe tani nga dixhitalbi.

Nuk reagoi nga fjalet e mia. Sikur nuk i erdhi mire.Zbriti nga kali.

-Ecim, -me tha – flasim rruges.Mua me hypi ne kale, e ai terhiqte kapistallin.

-Kam pare shume njerez te njohur,- vazhdova une, -me perjashtim te Benit. Ecen?

Ai ndaloi e me buzeqeshi embel. Thithi cibukun e hodhi syte nga kodra.                            .—-Edhe mua me ka marre malli per shejtanin. Ka ikur ne kurbet. Tani jo vetem ecen por fluturon deri ne Kanada.

Nga larg degjohej melodia e nje valleje me klarinete.

-Sot kemi dasem,- shpjegoi plaku. Martohet e bija e zotit Kristithon, ai de ish prefekti i gramafoneve.

-Ne klarinete mos eshte Halit Berati?- pyes me padurim.

-Jo c’ne , ai tashme jep koncerte per shqiptaret e diaspores. Fiton goxha para.

=Bashke jane me xha Parandilin?

-Ishin po u zune per nje pazar dhe u ndane.Kjo qe degjon eshte orkestra e te birit.

-Pse djali i Parandilit u sherua? Eshte mire tani?

-Si kokrra e molles.E cuan ne nje manastir ne shtetin fqinj. Atje gjeti derman.Djale i mire vecse nderoi emrin, nga Llazi e beri Llambro.E pagezoi nje afendiko i pasur.

-Ahere, pse u kthye, -nderhyra une i

habitur.

-Nuk I pelqeu. Ketu nxjerr me shume. Vetem me dasma dhe videoklipe nuk merr fryme.

Arritem tek ai kroi mbi fshat.Une zbrita nga kali e u freskova.Kerkova lule t’ia jepja kalit por nuk gjeta. Vetem ferra kishte.

Kalova nje dite te ngjeshur me ngjarje e surpriza.U ndodha para ndryshimeve e perparimeve qe kishte bere fshati por edhe njerezit.Kur ia shpreha keto xha Thomait, ai m’i nguli syte e si dikur me tha;

-Te kane treguar shume histori dhe perralla more bir.Ke pare shume filma me partizane e balliste, sa te kane futur  daten.Por s’ke faj. Do ambjentohesh, do mesohesh….

Tha keto fjale e filloi te largohej, e te largohej, deri sa u zhduk.Kali vinte verdalle e hingellinte trishtueshem. Me pas u shfaqen nje ujk dhe nje dhelper.Me vinin verdalle  te me sulmonin. Une u tremba e mezi me doli zeri tek therisja;

-Ik, kali, ik kali, se do te kapi Vlashi e te te coje tek zoti Lam. Ik kali, ik…

…Pasi me foli disa here gruaja me tundi per supesh e me solli ne vete.

-C’behet, ku jam- fola une I trembur.

-Te moren ne qafe skicat e tregimet more burre, edhe ne ender te dalin…

DHIMITER SHKURTI, ATHINE 21-9-2018.

Burimi: AktoretShqiptare.info

Advertisements
Advertisements