Gazeta “Zëri” ka siguruar një foto të rrallë të rrëzimit monumentit të diktatorit Enver Hoxha.
Personi në qendër me dorën e djathtë ngritur është Ilir Ikonomi, sot gazetar në Zërin e Amerikës (VOA).
Mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës, ndërkohë që policia qëllonte në ajër dhe spiunët e sigurimit ishin kudo.
“Hipëm në piedestalin e monumentit dhe filluam të thërrasim me sa kishim në kokë. Mbi ne fluturonin gurët dhe frika ishte se mund të qëlloheshim nga policia dhe ushtria”, tregon Ikonomi për “Zërin”.
“Monumenti u rrëzua pak momente më vonë, i tërhequr nga një kavo çeliku i lidhur pas një kamioni dhe njerëzit e ekzaltuar lëshonin thirrje triumfi. Ishte e pabesueshme”, thotë Ikonomi.

Burimi: Zeri.info