Ura prej guri mbi lumin Osum ka ekzistuar edhe përpara rindërtimit që i bëri Kurt Ahmet Pasha mes viteve 1777-1780, siç tregon Eqrem bej Vlora në librin “Aus Berat und von Tomor”. Kamaret e vogla shërbejnë për të zbutur presionin e ujrave të rrëmbyer në kohë përmbytjesh.

Gjatë një riparimi në gjysmën e dytë të shekullit të 19, dy harqet e fundit në pjesën jugore që ishin prishur, u rindërtuan me tullë.

Evlija Çelebiu, i cili udhëtoi nëpër Ballkan mes viteve 1640-1676, thotë se ura ishte ngritur mbi bazament prej guri por sipër ishte e bërë me dru. Sipërfaqja e urës, tregon Çelebiu, ishte e shtruar me pllaka të trasha prej lisi, që bëheshin me drurët e marrë nga Mali i Goricës.

E vetmja urë e ngjashme me të, thotë Çelebiu, është ajo mbi lumin Drina në Foca të Hercegovinës me një hark të vetëm. Por kjo e Beratit ka nëntë harqe dhe Zoti e ruajtë, shkruan Çelebiu

Foto & Info: Ilir Ikonomi

Marrë nga www.beratinews.com/