Në fotot e mëposhtme janë të paraqitura objekte që më para i përkisnin “Muzeut Ateist” në Shkodër të cilët tani i janë kthyer Dioqezës së Shkodrës dhe janë të ekspozuar në “Muzeun Dioqezan” të Shkodrës.

Enë në formë varke në të cilën ruhej kemi (temjana).

“Missale Romanum”, libri në të cilin shkruhej mënyra se si celebrohej Mesha.

Shishe për larjen e duarve nga meshtari gjatë Meshës.

Zile që përdoreshin gjatë celebrimit të Meshës.

Pikturë e Zojës së Shkodrës në dru.

Libri i përshtypjeve i “Muzeut Ateist”.

Ndërsa fotot e mëposhtme janë foto origjinale, të papublikuara më parë të cilat janë bërë në ambientet e “Muzeut Ateist” para se ai të mbyllej. Fotot janë marrë nga arkivi i “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.

Statuja e Shën Prosperit brenda së cilës ndodhej Urna e Shenjtit. Sipas propagandës së kohës, statuja nuk ishte gjë tjetër veç “Një dordolec me kashtë”. Aktualisht truporja i është rikthyer Kuvendit Françeskan të G’juhadolit.

Piktura “Dy rrugët” e Kolë Idromenos, ekspozuar në muret e “Muzeut Ateist”.

Andreas Dushi/Konica.l