Foto nga Elbasani te marra nga i njejti vend, ne 2 kohe te ndryshme. (Fotot e viteve 2015-2019 i kam fotografuar une vete, gjithashtu edhe bashkimin e 2 fotove i kam bere po une. E vendosa edhe kete postim sepse shume nga keto foto jane marre dhe vendosur nga portale te ndryshme duke i vendosur emrat e tyre.

Asnje problem pse i kane vendosur permendur pa emrin tim, por shkruajtja e emrit te dikujt tjeter mbi fotografi nuk me pelqen aspak. Pervec ketyre fotove ketu, jane edhe shume te tjera qe nuk i kam vendosur ne kete postim. Bashkimet e fotove qe nuk jane nga Elbasani (flas per fotot qe jane ndare me vije te verdhe) i kam bere po une por ne ato raste te dyja fotot jane marre nga interneti.

Nuk po i them keto per tu mburrur por te vjen inat kur nje punen tende (gjetjen e sakte te vendit qe duhet te fotografosh, zmadhimin e fotos aq sa te jene njesoj objektet si ne foton e vjeter dhe ne fund mbivendosjen e tyre) e shikon diku ne nje faqe tjeter dhe qe i ka vene emrin e vet sa gjere e gjate mbi fotografi.) Perfundimisht, bashkimet e fotove nga i njejti vend, te ndara me vije te verdhe (ose blu ato te parat) te hedhura ne internet gjate viteve 2014-2019 i kam bere une dhe i kam hedhur ne internet pa i vendosur emrin tim sepse mendoj se fotografite i takojne te gjitheve dhe se shkrimi mbi foto e demton shume pamjen e fotos. Kozma Borova

Pjesën tjetër të albumit do ta publikojmë nesër./Naishtedikur.info