Shqipëria u shndërrua në një kantier ndërtimi, pikërisht në kohën kur la pas prapambetjen mesjetare feudale.

Etjen për fushën e ndërtimit e shfrytëzuan mjaft mirë arkitektët italianë.

Bëhet fjalë për vitet ’30- ’40, në kohën e mbretit Zogu i I-rë, kur për shkak të politikave Shqipërinë dhe Italinë i lidhnin interesa të ndërsjellta.

Në atë periudhë u ndërtua dhe Rezidenca Mbretërore Shirokë-Shkodër, saktësisht më 1930.

Vila mbretërore në Shirokë e porositur nga mbreti Ahmet Zogu u projektua nga inxhinieri dhe arkitekti italian Florestano Di Fausto.

Rezidenca Mbretërore Shirokë-Shkodër 1930

Burimi: Konica.al