Ata u dëbuan nga shtëpia e tyre duke lënë pas gjithçka kishin. Larg familjarëve që humbën por edhe të tjerëve që u shpërndanë, shqiptarët e Kosovës u detyruan të kërkojnë strehë në mëmëdheun e tyre, Shqipërinë. Asokohe Shqipëria e kishte të pamundur të priste si duhet bijtë e saj, që u detyruan të jetojnë në kushte minimale në Kukës. Shqiptarët e Kosovës ishin refugjatë në Shqipëri, në mëmëdhe.

Janë këto fotografi që shprehin më së miri disa fragmente të jetës së përditshme të regugjatëve në atdheun e tij. Në sytë e fëmijëve lexohet frikë, ndërsa në ata të të rriturve dhimbje e boshllëk.

Fotografja spanjolle Cristina Garcia Rodero vizitoi Kukësin përgjatë vitit 1999 ku fotografoi jetën e refugjatëve që erdhën nga Kosova.

Rodero ka lindur në Puertollano të Spanjës, në vitin 1949. Ajo studioi pikturë në Universitetin Complutense të Madridit.  Në vendin e saj, në Spanjë ajo është ndër fotografet më të famshme.

Burimi: Gazeta Shqiptare GSH.AL