Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi në kujtim të 2 korrikut të vitit 1990, ka publikuar para disa kohësh foto nga hapja e ambasadave, kur shumë shqiptarë lanë masivisht vendin.

Fotot e rralla tregojnë fëmijët e vegjël pak orë para largimit nga vendi ynë.

“Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave. Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe.

Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur, munda t’i ruaj”, ka shkruar Dervishi./Gsh.al