Created with Nokia Smart Cam

Një album me fotografi të vitit 1979 ku trumbetohej jeta e realizimit socialist pas 35 vitesh së vendosjes së regjimit komunist, tregohen nëpërmjet fotove dhe mënyra e jetetës së fëmijëve në këtë periudhë. Që nga materniteti, gjimnastika në shkolla, dalja nëpër parqe me veshjet njësoj, organizimi i spartakiadave nëpër stadiume ku fëmijët perfomonin ushtrimet gjimnastikore e deri tek vizitat në repartet ushtarake ku takoheshin me ushtarët në shërbim.

Jeta socialiste për fëmijët e pas viteteve ’90 duket si një gjë që nuk ka ezkistuar kurrë, por kujtesa e prindërve të tyre mund të ketë nostalgji për këto imazhe. Fëmijët në çdo kohë, në çdo vend e në çdo regjim e përjeton me pastërti dhe kuriozitet fëmijërinë.

Ndaj këto foto bebja.com i quan me rëndësi për kujtesën tonë, duke mos harruar se ai regjim ishte malinj dhe rriti fëmijë që u mungonte liria për të zgjedhur për jetën e tyre, u mungonte informacioni për botën dhe shumë mundësi për shkollim apo dhe të mira materiale që mund ti kishin nëse do të jetonin në një vend demokratik e të hapur me botën. /bebja.com

Created with Nokia Smart Cam
Created with Nokia Smart Cam
Created with Nokia Smart Cam
Created with Nokia Smart Cam
Created with Nokia Smart Cam
Created with Nokia Smart Cam