himitër Vangjeli një emër thuajse i panjohur në historinë e fotografisë shqiptare. Fotot e tij gjenden të pasqyruara në botimet e rëndësishme të kohës.

Në regjistrat tregtare të fillim shekullit të ’20 Kolonja nuk rezulton të ketë pasur ndonjë fotograf dhe Dhimitër Vangjeli ishte regjistruar si sheqerxhi.

Megjithatë është gjetur tabela e dyqanit të tij ku shkruhet “Hëmbëltore, Orëndreqës dhe Fotografia Dhimitër K.Vangjel”

Në fundin e viteve ’60, një fond prej 1300 fotosh u mor në ruajtje nga bashkia pasi rre, zikonte të shkatërrohej.

Megjithatë nuk u regjistrua si fond në inventarët e muzeut apo bashkisë dhe askush nuk e vlerësoi apo studioi dhe mbeti i mbyllur në një valixhe të vjetër dhe arkë municionesh duke u njohur vetëm nga një grup i vogël njërëzish.

Kaloi shumë kohë sa u përhapën legjenda nëse ekzistonte vërtetë arkivi apo jo.

Foto janë publikuar më vonë në albumin ‘Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit”

Burimi: Shqipëri e Harruar, marrë nga 27.al