Nga Vepror Hasani

Vjeç shtatëmbëdhjetë… qenë shumë pak
Që na zbukurove o lulja-zambak
Cilësitë e tua nuk kanë të mbaruar
Nga ta zë më parë me sy të lotuar

Ti të tri klasët në një vit i shkove
Habite Licenë, të gjithë i hutove
Mbiemrin Ismet, Hatixhe në emër
Si burrë i gëzove këto dhe jo si femër

Kur kërkohej shembull për mirë-vetije
Menjëherë të gjithë shtinin sytë tek tije;
Mendja jote bijë, ishte fenomen
Të gjithë e thanë, kjo gjë mori dhen’

Ah! i shkreti unë, sa shumë të çmoja
Në klasat e larta kur ty të shikoja;
S’kish në botë për mua më të madh gëzim
Nga jeta e shkollës plot lavdërim;

Vinje miturore në gji të shtëpisë
Me çantën plot çmime si engjëll i Perëndisë
Mbi sjelljet e tua bota ish hutuar
Si mundet yt’at që t’i ketë harruar!..

Asnjë minutë nga mendja s’më hiqen
Zemra po më dridhet, mushkritë më di, gjen
Ti po përgatiteshe për të hyrë vërtetë
Në Stamboll një ditë, në një fakultet…..