Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, më 9 shkurt feston 60-vjetorin e lindjes, pranë bashkëshortes soprano Alisa Baraku, dhe dy fëmijve të tyre të vegjël nga kjo martesë, Marilu dhe Nikolo.

Ata kanë ndarë me miqtë foto nga familja e lumtur që kanë krijuar, duke marrë bashkë me urimet e ditëlindjes edhe urimet për lumturi të vazhdueshme në familjen e bukur që ka krijuar. Po si ndihet këngëtari në prag të 60-ave, me dy fëmijë të vegjël në dekadën e parë të ardhjes në jetë? “Gjërat e bukura ndihen dhe rrallë thuhen”, thotë ai për gazetën “Panorama”.

Por pyetjes se si arriti të krijojë një familje kaq harmonike, dhe se e kujt është merita ai i përgjigjet: “Merita ka qenë veç ndjesia e Zotit që të rri pranë e nuk bëzan. Se unë kurrë nuk qahem kur s’jam mirë, por pres e vuaj me dëshirë, gjithmonë duke pritur në errësirë për një ditë më të mirë”. Po për moshën çfarë koncepti ka, dhe a e trishtojnë vitet që ikin? “Më trishtojnë vitet që lashë.

Por dashuria e artistit nuk njeh moshë se s’rri bosh edhe pse vitet kalojnë, sepse çdo sekondë që kalon e hijeshon e trishtimi kurrë se mpak, por e rinon”, u shpreh ai në vijim. Aktualisht Frederiku jeton në Tiranë, duke iu përkushtuar muzikës, shfaqjes në spektakle muzikore dhe pjesë- marrjes në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Ai nisi të bashkëjetojë në Tiranë me Alisën, këngëtaren dhe pedagogen e Universitetit të Arteve, me të cilën njihej që në vitet ’90-. Pas shumë vitesh që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u rikthye në Shqipëri duke ia nisur nga e para me krijimin e familjes së tij të re.

Çifti i artistëve FrederikAida shpesh këndojnë bashkë në evente apo ngjarje të mëdha; siç ishte Mesha e Shenjtë e Papa Françeskut në Tiranë, ku debutuan pjesën “Ave Maria” të Schubertit. Pas disa vitesh lidhje, ata zyrtarisht u martuan në korrikun e vitit 2014.

Burimi: Panorama.com.al