Pabesisht posht rodhi smeraldi lot, kur malli diktoi udhen per n’atdhe…

Fluturim mbi rè,  imagjinoja takimin me miqt e mi, ku pedonaleve te qytetit a n’ kafe do ti takoja…do qanim e qeshnim, do shkriheshin kur do ti thumboja…mbylla syt qe sadopak, krypen ta largoja, me doli nje plak, i thinjur perjasht e permbrenda, “me ndiq” me tha, -“te çoj te miqt e tu”.

Filloi te me fliste per Gonin Jakinin e Lolin, Pjeter Gjini e Tonin Tershanen, Shyqi e Biku,  per Kel, Kol, e Mark Kaftallin, Nazmi Lishin, Mergimin Muhja, Luanin Boroven, Riza Rusin, Ferdinand Lleshi, Bardh Smaja, Din Zhega, Kolec Ujken, Tano Banushin, Bep Shiroken, Zef Kurtin,  Gjosho Vassia, Frederik Rreshpja, Xhemal e Gezim Uruçin, Hilmi Tukaj, per nana Zinen e per Bep Planin, per axhen Lazer,  per Gentin e Angjelinin, per Dajat Martin e Fran, e per Dajen Lec, per Paulin Selimin, Bepin Marion Ninin, e per tan Lecat e Toninat, per Markat e Sandrat, Nardat Simonet, per Zefat Pierinet, per tan Gjergjat e Gjonet…

Per spiunet, viktimat, hajnat e lagjes,  profesoret e artistat,  komunista pisa, anetar partie fisi, legenat mashtrues, xhelat e hijet qe u zhduken errsinave… por plaku iku humbi. Iku pa pershnete, sapo stjuardesha tha, “pas pak ulemi ne Tirane”, trishtim e ngazllim, mbush valixhet kisha!

E ne shkoder arrita n’mesdite… ca pellumba u tremben. Sa e shkela trotuarin, dy gra te mbuluara me perçe te zezè, shpejtuan hapat per andej…Nje qe bertiste: “kush ka hekurishte e metale me shite “ mbi nje triciklete me kosh para”. Nje egjiptian qe shiste cd e fara. Nje çift te rinjsh ne kambe qe fjaloseshin n’trotuar. Me tej dy gra me biçikleta, qe garonin mes tyre admirimin tem kujtes, diçka vertet e bukur nga shkodra. Nje burr qe kish derdh e tregtonte ne trotuar peshk, dy vocrrake, t’pa lame u shtyne me vrull nga dora e nje arixhofke, dhe para meje arriten me duart e shtrime, “Zotni zoti ta bafte mbar, Na fal 100 lek”… Nuk di se si e kuptuen mohimin tim, trishtim a meshir perziem.

M’ndalen at

“ikni andej”n’fyt,

Befas altoparlanti stereo

Monotonin e prishi

E filloi kangen x nga minareja…

eca eca dhe po mundohesha,

dike te njihja,

dike ta salutoja,

me dike te ndalesha

me dike te qaja…

perball dikush thirri

“zotni peshou te peshorja ma e sakt e qytetit”

Heeem kjo fraze

paska mbet nga shkodra!!!?

I hutuem n’ball t’tij u ndala

e nisa me kujtu

Ramen gjeneral

Skenderi qe hinte pa rralle

Berberi valenca-daj

e Ded maturen

Bixhi e Nardi

tuj thirr-“turr a jaz “

mbas kishes te shenkollit prap gegnisht ndieva

“klluç ta vjell zarin, 6-en ta nxjerr mrene”

Tifozat gjerman

n’sarreq qe debatonin

Matish Prenushin e

Kin Ndoja

tifozat Brazilian..

Me vedi thash

“kjo peshore kurr nuk mundet,

qe t’m’Peshoje bashke,

me ket shpirt t’randuem.”

u ula ne nje stol

diku ne pedonale,

fryma e rrahjet e Zemres tashma krejt unison,

nji kamarjer me floket perpjet tan gjel

E pantallona boll t’nÿta

Kemish tan djers nder sjetulla..

Mu drejtue:-

“Ça po don” ??

me er qepe nga goja…

me andej

ai plaku qe mu zhduk

qysh kur mbi re

flutrim me aereoplan,

kishte rruar kryet

e mjekren e kish zgjat,

me rroba te reja karitasit

me ftonte prap me dor,

“me ndiq me ndiq”,

-“leni keta te mbaruem!?”

E si nje zagar zhegu,

Iu binda

e ndoqa plakun mister

diku u fut n’rrugic

tej e mat ane nga Badra

dhe hyni te nji der,

ish dera e Rrmajve,

U kthye e me tha,

-“ketu jan tan shkodra, shkodra qe per te ke mall, ka mbet edhe ndonji

pa ardh,

por ma keq

qe prap asht I gjall…”

Solli shpinen

e filloi me u largu

E I thash ku po shkon?

Me tha:-

“ po dal e pres ndoj qyqar

Qe prap si ti mendon!”

U solla deri ne muzg

me shok e miq u pash,

e thava 12 mij lot

Per femijerin ton “te lumtun”

Qe e quejta

“jete krejt kot”!

I çlodhun e I mpime

dola nga ajo der,

tuj mendu

Pse o Hyj kaq giate

Qe je tuj m’provu,

Asht e rande me thane,

kaq giat gjalle

m’paske harru!

Ps

Kur na u duk se erdh liria

Si zogj te truem,

ikem e u ndame

Kur nji dit u rregulluem,

Me trishtim tan, kthyem kryet

E menduem per çfar lame.

Por shum Zoti na paska dasht,

me na mbledh disi prap bashke.

Ne çdo skaj qe halli na derdhi

Na u duk vetja si Banuku

Por pleqni e mbar na erdhi,

Qysh se u shpik per ne facebook-u

Ne ket jet mbulu me halle

kush ma t’shkurt e kush ma t’giat..

Ska ma shkoder virtuale

Por thell n’shpirt imagjinat!

Rrik Ndoc i tretuni

Burimi: AktoretShqiptare.info