Një fshatarë ishte drejtuar për në qytet me thasë të ngarkuar në kalë.

– Çfarë ke në thasë? E e pyeti një qytetarë.
– Në njërin grurë e në tjetrin gurë, u përgjigj fshatari.
– Çfarë të duhen gurët? I tha qytetari.
– Për baraspeshë, tha fshatari.

– Për Zotin, a ke mend ti? – tha qytetari. – Me kot e bart thesin me gurë. A thua nuk do të ishte më lehtë ta ndash në dy pjesë thesin me grurë, në mënyrë që pesha të ishte e barazuar, e edhe për kalin do të ishte dyfish më lehtë?

– Për Zotin, ke të drejtë, – i tha fshatari. – Unë këtë kurrë nuk e kam menduar. Ti qenke vërtetë njeri i mençur. 
E ndali kalin, e hodhi thesin me gurë dhe e ndau thesin me grurë në dy pjesë. Ndërkohë e pyeti qytetarin.

– Më thuaj sa kuaj ke?
– Asnjë, u përgjigj qytetari.
– Po lopë?
– Asnjë.
– E dele?

– Asnjë.
– Po ara e livadhe, a ke?
– Jo, asgjë, tha qytetari.
– Po shtëpi?
– Nuk kam, por jetoj me qira te një tregtar, iu përgjigj qytetari.

Kur dëgjoi këto fjalë fshatari ndaloi kalin dhe përsëri njërin thes e mbushi me grurë, e tjetrin me gurë dhe i ngarkoi në kalë si më parë.
– Çfarë bëre kështu? u çudit qytetari.

– Largohu nga unë, ti me gjithë mendjen tënde Unë kështu ngarkoj kalin qe pesëdhjetë vjet, kështu ka ngarkuar edhe babai dhe gjyshi, e unë kam shtëpi, kuaj, lopë, e ti s’paske as qen e as mace. Bëra të dëgjova ty, do mbes pa asgjë, ashtu si ke mbetur ti, i tha fshatari dhe vazhdoi rrugën.

Përgatiti: Dr. Ali Iljazi

Burimi: IslamGjakova.net