Gianni De Biasi mbetet trajneri i parë dhe i vetëm i cili udhëhoqi ekipin përfaqësues në një aktivitet madhor si “Euro2016”.

Tekniku italian  i vjen dhe një herë në ndihmë vendit të tij, këtë herë duke iu bashkuar dhe duke qenë ai promotor i një fushatë në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, De Biasi ka dhënë një mesazh sensibilizues: “Në 14 dhjetor miqtë e mijë organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”.

Burimi: 27.al