Fillimisht qeveria e mbretit Zog e konsideronte futbollin si një aktivitet që mund të sillte shqetësime që turbullonin rininë. Madje me një urdhëresë e vitit 1925 ndalohen të gjithë nëpunësit të mereshin me sport.

Situata ndryshoi brenda pak kohesh. Pas vitit 1928 u kërkua të vinin në Shqipëri inpsektorë nga Italia të cilët do të ndihmonin në përhapjen dhe zhvillimin e sporteve, vecanërisht te futbollit. Thuajse të njëjtën gjë por në forma të tjera kërkonin të bënin edhe amerikanët që kishin ngritur në Golem të Kavajës një shkollë të nesme bujqësore. Futbollistët kavajas të shoqërisë “Adriatiku”, të quajtur pas vitit 1930 me emrin tradicional “Besa” pranuan të ndeshen amerikanët e madje ti mundnin ata 2-0. Në Elbasan të rinjtë përparimtarë krijuan shoqërinë “Urani”. Koloneli anglez Hill, ish agjent i Intiligjent – Servise që drejtonte gjatë luftës misionet e ndryshme arriti të depërtonte thellë në lëvizjen sportive shqiptare. Në startin e kampionatit të parë të futbollit Hill ai nisi të aktivizohet si arbitër e më pas u bë krytar i komisionit tëkniko – gjykues. Viti 1930: më 6 qershor Qeveria e Zogut nxori dekretin që njohu Themelimin e Federatës Sportive Shqiptare.

Po këtë vit me angazhimin serioz të këtij organizmi të ri do të niste dhe kampionati i parë Kombëtar i Futbollit me pjesmarrjen e gjashtë shoqërive sportive. Sportklubeve të “Tiranës”, “Bashkimi Sportiv” i Shkodrës, “Teuta” – Durrës, “Urani” – Elbasan, “Skëndërbeu” Korcë dhe “Muzaka” – Berat. Kampionati nisi por nuk mund të flitej për përkrahje nga shteti e qeveria. Skuadrat dhe drejtuesit e tyre bënin e siguronin gjithcka vetë për kushtet materiale fanella, këpucë, topa e metodat e stërvitjes. Fondet e caktuara ishin aq të pakta sa që shuma e vënë në dispozicion të Federatës nuk arrinte të plotësonte as minimumin e nevojave të ekipeve, por megjithate futbolli u shndrrua në simbolin e pasionit të rinisë e sportdashësve. Futbolli nisi të mbijetonte me mundin e sakrtificat e mëdha të njerëzve në cdo qytet.

Ndonese mes ketyre kushteve te veshtira sidomos ekonomike, kampionati i parë u mbyll me sukses me fitoren e Tiranës duke shërbeyr edhe si garanci për vazhdimësinë e mëtejshme. Ky stabilitet fillestar krijoi kushtet që Federata Sportive Shqiptare te pranohej si anetare e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA). FIFA i dërgoi ftesë Shqipërisë të ishte pjesmarrëse në eliminatoret e Botërorit “Francë 1938”, një ëndërr e shuar shpejt për pamundësinë financiare. Edhe pse Kombëtarja nuk pati fatin të ngrihej, futbolli nisi të kishte një shtrirje të madhe dhe në qytetet si Lushnje, Fier, Krujë, Burrel, Lezhë, Shijak etj. Në mars të vitit 1934 u dha urdhër të shkrihej Federata Sportive Shqiptare dhe Enti Kombëtar, keshtu të drejtën e organizimit të futbollit duhet ta mernin krerët e Federatës Sportive “Vllaznia Shqiptare” duke minimizuar më shumë edhe karakterin lokal e shkollor te veprimtarive futbollistike. Pikërisht për këto arsye kampionati kombëtar i vitit 1935 nuk u zhvillua fare. Ndërsa më 1937 nisi me vonëse në prill dhe përfundoi në shkurt 1938 si rezultat dhe i vështirësive ekonomike dhe pakësimit të fondeve nga qeveria.

Kampionate të tjerë futbolli nuk mundën të vazhdonin më për vitet e luftës, madje u hodh ideja që në vend të tyre të të kishte Kupa të Federatës “Vllaznia Shqiptare” sipas ndarjeve krahinore. Tirana luajti tri takime ndërkombëtare 7-0 dhe 2-4 me Cetinjën dhe 3-1 me Kotorrin. Në maj 1938 në Tiranë vjen për një miqësore skuadra e Serisë “A” Bari e Italisë e cila fitoi 2-0. Tirana fitoi thellë në shtator 1938 dhe me Iraklis të Greqisë 7-0, edhe Skëndërbeu fitoi po me këtë skuadër 2-0 kurse Vllaznia luajti me “Jugoslloven” të Kotorrit 0-2 në transfertë dhe 3-0 në Shkodër, ndersa me “Arsenalin” e Tivarit shkodranet fituan 8-1 dhe 4-0. Të thella ishin fitoret e Tiranës me “majstor S’Mora” të Splitit 5-1 dhe 5-2 duke u evidentuar fakti i talenteve shqiptarë. Në vitet mes dy luftarrave botërore në Shqipëri futbolli u zhvillua më tutje pavarësisht luftës apo ngareksave politike të kohës. Më 1939 u organizua Kupa e parë e Shqipërisë, me skuadra të ndara në grupe. Me 1941 u organizua një kampionat futbolli që u fitua nga Tirana.

Në këtë periudhë nga skuadrat e njohura u krijua “Shprefeja”, por ndryshe nga sa është ekranizuar në filmin artistik “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, kjo skuadër nuk u krijua nga bashkimi i skuadrave “Shpresa” dhe “Rrufeja”, pasi këto kanë vijuar të luajnë paralelisht me Shprefenë. Në vitin 1942 organizatat rinore fashiste oragazuan me sukses një kampionat “miks” civil e ushtarak, ngjashëm me modelin italian të kohës, ndermjet skuadrave të lagjeve të Tiranës. “Shprefeja” mundi “Sanitan” 4-0 e 2-0, “Superalbën” 2-0 e 2-0 dhe skuadrën e Aviacionit 3-2.

Pati edhe kampionat krahinor (lokal) për të mos lënë të shuhej forcimin e miqësisë mes skuadrave. Më 1942 është organizuar dhe një kupë tjetër mes disa qyteteve ku Tirana mundi në finale Vllazninë. Në vitin 1943, kur në Shqipëri erdhën trupat gjermane, pati orvatje për mbikqyrjen të kulturës e sportit nëpër qytete te ndryshme. Në këtë kuadër, u krye riorganizimi i shoqërive sportive në Shqipëri në Tiranë e në qytetet e tjera si Shkodër, Durrës, Kavajë, etj..