Nga Aurenc Bebja, Francë- “La Voix du combattant et de la jeunesse” ka botuar, të shtunën e 5 gushtit 1939, në faqen n°2, një shkrim ku ka zbuluar asokohe një fakt të rëndësishëm dhe të panjohur për mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë erdhën nga Riga në Suedi.

Ata i përshtaten mërgimit, por qëndrojnë të denjë në fatk, eqësinë e tyre mbretërore.

Mbreti ka fituar të gjitha simpatitë falë dinjitetit të tij dhe mbretëresha falë buzëqeshjes së saj, ndërsa princi trashgimtar është një buçko ngjyrë rozë.

Njëqind e një valixhe ndjekin udhëtarët mbretërorë, dhe disa prej tyre tërhoqën vëmendjen e policisë veçanërisht, ato që përmbanin ar dhe bizhuteri : pasurinë mbretërore shqiptare në udhëtim.

Patriot dhe i ndjeshëm, mbreti Zog ka gjithashtu një qese me tokë shqiptare, të cilën e shtrëngon me tri, shtim pranë zemrës së tij dhe kurrë nuk e largon prej aty.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1939-mbreti-zog-i-cili-gjendet-ne-suedi-ka-me-vete-nje-qese-me-toke-shqiptare-te-cilen-e-shtrengon-me-trishtim-prane-zemres-se-tij-dhe-kurre-nuk-e-largon-prej-aty/