Gazetarja dhe botuesja e parë shqiptare femër ( profesioniste) Ikbal Çika duket e qeshur në një foto bërë publike nga nipi i saj gazetari Nebil Çika. Me një kontribut të çmuar ajo është një personazh e njohur në Shqipërinë e viteve 20-44.

Bashkë botuese e Revistës “Minerva“ me të vëllanë Nebilin, Botuese e Revistës “Diana”, gazetës “Java” bashkë me të shoqin Aleks Mavraqi (shqiptar i Greqisë, arvanitas).

Puna e saje si gazetare u ndërpre me pushtimin e Tiranës nga komunistet pasi në 12 nëntor 1994 komunistët rrëmbyen nga shtëpitë dhe pushkatuan pa gjyq në bodrumin e Hotel Bristol vëllain Nebilin dhe të shoqin Aleksin (sot Nderi I i Kombit ).  Vdiq në vitin 1957 e harruar dhe përndjekur nga regjimi komunist, harresë që vazhdon edhe sot nga historiografia.

Fotot: Ikbali vetëm dhe me të vëllain Nebilin në oborrin e shtëpisë në Tiranë 1936, gazeta Java 1937 që botohej nga Ikbali.

1 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)