Kiço Fotiadhi
Kiço Fotiadhi

Kiço Fotiadhi gazetar i njohur shqiptar i cili më 13 mars të vitit 1963, ka dhënë emisionin e parë të lajmeve në historinë e saponisur të Televizionit Shqiptar. Është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Një zë që u ngjit me dinjitet në nivelin e leximit të Haki Belerit, madje në disa drejtime çoi edhe më tutje përvojën e tij. U shfaq në mikrofon në vitin 1960. I diplomuar në Institutin e Lartë Dramatik, Kiço pati një gamë të madhe që nisi jo vetëm më leximin e lajmeve e bisedave politike e shoqërore, por edhe me paraqitjen e spektakleve dhe si telereportazhist. Në këtë rol ai drejtoi me sukses një sërë emisionesh televizive me karakter historiko-kulturor për zhvillimin e qyteteve e krahinave të vendit tonë.  Një cen biografik sipas një njoftimi nga vendlindja, u bë shkak që të degdisej për disa vjet në një fshat të Tiranës.  U rikthye në RTVSH, ku vazhdoi me sukses veprimtarinë si folës në emisione radiotelevizive./Skifter Kellici

U nda nga jeta më 17 shtator 2014.