Solidarizim me popullin shqiptar kanë treguar italianët edhe nëpër stadiume gjatë ditës së shtunë. Në ndeshjen Genoa-Torino, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme kishin edhe tifozët në Serinë B, në ndeshjen Crotone-Cittadella. “Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.

Burimi: Koha Jone – https://www.kohajone.com/2019/12/01/prane-popullit-shqiptar-tifozet-italiane-solidarizohen-me-shqiperine/