Beqir Deliallisi
Beqir Deliallisi

Nga Shefqet Deliallisi
Goditja ndaj familjes së Ymer Deliallisit filloi që në periudhën e Luftës, në fillimin e vitit 1944, kur komunistet vranë pa gjyq në fshatin Arbanë, Kapllan dhe Jakup Deliallisin (vllezerit).

Po atë ditë ekzekutuan edhe djalin e tij, Shefqet Deliallisin.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1945, komunistët arrestuan djalin tjeter te tij Beqir Deliallisin te cilin e mbytën në burgun e Durrësit, pa e nxjerrë në gjyq. Pas vrasjes së Beqirit, komunistët arrestuan Tefik Masar Deliallisin (nipin) me Grupin e Deputetëve dhe e pushkatuan në bregun e lumit të Tiranës.

Në vitin 1948 u vra në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe djali i Kapllanit, Dalipi, i cili kishte dalë në mal pas vrasjes së të atit, ngaqë nuk e duronte dot shtypjen e komunistëve. Po në atë kohë në përpjekje me forcat i Sigurimit, u vra edhe vellai tjeter i Ymerit, Mustafa Deliallisi. 


Genocidi i egër i komunistëve ndaj familjes nuk mbaroi me vrasjen e këtyre shtatë burrave, pasi në atë kohë nga presioni i madh i organeve të Sigurimit të Shtetit, u vetëvra në burg dhe djali i Shaqir Deliallisit, Bujari i cili në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç.
Dhe terrori vazhdoi.

Ymer Deliallisi
Ymer Deliallisi

Më pas u arrestuan dhe përfunduan në burgjeve me dënime të rënda edhe burra të tjerë nga ky fis (nipat e tij), Abaz Mersin Deliallisi, Selami Shaqir Deliallisi dhe Skënder Gani Deliallisi, etj.

Beqir Deliallisi
Beqir Deliallisi
Kapllan Deliallisi
Kapllan Deliallisi
Jakup Deliallisi
Jakup Deliallisi
Mustafa Deliallisi
Mustafa Deliallisi