“Një çast në kujtesën tënde”, Muzika: Ilir Dangëllia,Teksti: Irma Kurti Këndon: Gëzim Çela Festivali i Këngës në RTSH, Dhjetor 1987

Një datë e la kalendarin
dhe hyri në zemrën time.
Të njoha ty dhe jeta krejt m’u vesh
me më shumë këngë edhe gëzime.

Po nisesh larg, sytë thonë fjalë
që i kuptojmë veç ne të dy.
Aty në fletët e një libri
fotografinë time mban ti.

Ndarja nuk është pikë loti
që në zemër mbjell trishtim.
Siç dashuri nuk mund të quhet
një fjalë e bukur, një përqafim.

Ref: Fotografia s’mund të tregojë
sytë që flasin, zemrën që rreh.
Se jeta jonë është shumë e madhe
dhe shtigjesh largësish njeh.

Në kujtesë do të vij unë
me atë kujtim të shtrenjtë.
Dhe për një çast mendimet do të sjellin
vitet e shkollës mes shokësh studentë.