Nga Gëzim Kame

Gëzim Kame

Regjisori Gëzim Kame me Robert Ndrenikën ka një njohje rreth 45-vjeçare. Për të nuk është e rëndësishme, që të flasë për nivelin që ai prezanton në skenë ai, pasi mendon se për këtë sot flet i madh edhe i vogël, prandaj ndalet në marrëdhëniet e tij të afërta, që ka me të.

“Në jetën e përditshme e kam vlerësuar si një bashkëshort të mrekullueshëm dhe një prind të dhimbsur, i cili ka pasur për model thjeshtësinë e tij”.

Kame mendon se aktori i njohur para kujtdo e ka pranuar me thjeshtësi të jashtëzakonshme meritën e të gjithë kolegëve të tij. “Është e vështirë që të flasësh për të! Është nga ata artist që rrallë vjen në jetën e një kombi.

Nuk e di se si do të zëvendësohet kjo mungesë e aktivitetit të tij tani për tani, në skenën dhe ekranin shqiptar”. Kame ka punuar me Ndrenikën mbi 12 vepra. Por, ai e konsideron punën e tij në skenë mbi normalen, mbi të zakonshmen që ndodh në një shoqëri.

“Unë i uroj jetë të gjatë, të shëndetshme dhe aktive, ashtu siç është ai në jetë, i gjallë edhe i ngrohtë me shokët e tij”, përfundon Kame./Naishtedikur.info