Debati per filmin

Gëzim Llojdia

1.
Kinemaja e viteve ’80 në Shqipëri sillte filma me një prurje të madhe. Në kuadrat e tij filluan të merrte jetë një brez aktorësh të rinj gjithë vrull që megjithë vështirësitë e kohës,kufizimet e saj,kishin parametra të mira për të ecur në atë rrugëtim arti.

Midis këtij brezi ku spikaste fuqishëm Ndricim Xhepa,Xhevdet Ferri,Eva Alikaj,Luiza Xhuvani,Elvira Diamanti,Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku,emri i aktorit Kristaq Skramit filloi të shfaqej përkrah këtij brezi gjithë prushëzim. Aktorin Kristaq Skrami, spektatori shqiptar i viteve ’80 e sjell në kujtesën e tij si “bukuroshi i bukur”, ”adhuruesi i zemrave”,misteriozi.

Kuptoja ,shprehet aktori Skrami se sot s’do të kisha asgjë të përbashkët më, me kinematografinë dhe teatrin, që janë pjesë përbërëse të jetës time artistike. Ndoshta shkujdesur dhe me një të folur të qetësuar e të shpenguar shpjegon se fati erdhi andej nga mbrijnë zakonisht fatet tanë,prej qiellit,më erdhi një vështrim i bukur,ëmbëlsor, yllësor.

2.
Kristaq Skramit : Kohë-pjesëmarrjen time në kinematografi ja gjejë studenllëkut në kryeqytetin e vendit tim. Si student i dramës në vitet ‘80-’81.Dy regjizor Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça në idetë e tyre për realizmin e filmit , një dramatizim i librit “Para agimit” të Sh.Musaraj,ata gjurmonin për elementë të rinj,duke e njohur mullirin e kohës së ngecur në vend. Dritëzimi i tyre ishte freskimi nga realiteti siç bënin një numër regjisorësh nga kinematografia e botës.

Ata erdhën në fakultet,mua më zgjodhën mes 2-3 vetave duke më komunikuar për të shkuar në kinostudio për kinoprovën e parë. Personazhi im lexohej Alert dhe duhej të isha partner me Elvira Diamantin. Më lanë skenarin në dorë, më shpjeguan ,shko tek ajo dhoma atje,mëso cfarë të mësosh dhe bëhu gati!

Edhe E.Diamanti po lexonte. Filluam provën me aparate xhirimi. Prit përgjigje më thanë për tre ditë kur të shikojmë dublat. Xhiruam në Tiranë nëpër shtëpitë e vjetra tiranase. Në atë film luante Bujar Asqeriu me Antigoni Gace,Agim Qirjaqi,Elvira Diamanti,operator qe Saim Kokona. Ky film u shfaq vetëm 2 herë.

Shiritat e tij ngecën,jo për shkak të cilësisë.
2 vëllezër të aktores, Gaci ishin arratisur jashtë vendit dhe filmi pësoi të njëjtin ndëshkim si familjarët,i bu, rgosur në labirinthet e kinostudios ose në zyrat e censurës së shtetit .Ky film nga fondi i kësaj kinostudio nuk është bërë më i gjallë edhe në vitet e ndryshimit. Me të dy regjisorët që e bënë filmin i kam pyetur?Mirë atëherë që u bu, rgos,për rrethana dhe arsye që dihen,por tani përse nuk e dhatë.

Më kanë shprehur mendimin duke i grumbulluar të gjithë aktorët e atij filmi të pashfaqur që siç pohon aktori ishte një realizim shumë realistë për luftën dhe do të bëjnë promovimin e tij.

3.
Rrëfimi Kristaq Skramit I mbyllur në guacën e vetmisë ,thuhej për personazhin tim. Por në brendësi jeta nuk rrjedh kështu. Në ankthin e pritjeve të mia,i kthyer stazhier regjisori Nazmi Bonjaku më mori në teatër.

Çdo lulëzim vjen,kur vjen pranvera kjo si aksiomë është në kohë të hershme,për ne kishte mbritur,futja në hullinë tonë të artit, shfaqja e parë, pikërisht dhe atë ditë,me duar që më dridheshin ,më mbriti shkresa për të shkuar ushtar diku ku gjendeshin repartet ushtarake,në marinë,në Sazanë ose diku më larg,atje ku jetohej rutina ushtarake me grinë e kohës.

Ndërhyri drejtoria e teatrit,por kryetari i degës ushtarake,i ngrysur, urdhri i prerë të shkojë ushtar,pastaj merrni kur keni teatër. Por ishte një rol dashuronjësi,që mund të prishej,sepse ushtria afronte,qethjen e flokëve. Shkova tek dega ushtarake dhe aty fati kishte zënë pritë nën një shtresë të hollë mjegulle.

Emri i thirrur,regjistrohej, hipte në makinat e mbuluara ushtarake për tu nisur drejt garnizoneve. Çuditërisht emri im nuk u thirr,kur të tjerët u nisën drejt marinës,Sazanit,Kepit të Gjuhëzës.

(Foto ilustrative nga dokumentaret shqiptare te realizuara para viteve ’90)

Burimi: dritarjaonline.net